Ditën e djeshme u finalizua një operacion nga SPAK, ku ranë në pranga 10 persona, në mesin e tyre gjyqtarja e njohur, Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku.
Sigurohet një nga provat që ka fundosur gjyqtaren, Hoxha, e cila u vu në pranga ditën e djeshme nga një superoperacion i SPAK. Është pikërisht kjo foto, e siguruar nga gazetari Arsen Rusta, ku shfaqet gjyqtarja me avokatin e të dënuarit, Aldo Tabaku.
Dyshja është ndodhet së bashku në një pastiçeri, dhe nga sa shihet në këtë foto janë të afërt me njëri-tjetrin. Mësohet se Tabaku dhe Hoxha u përgjuan dhe fotografuan përgjatë 5 muaj, hetime që përfunduan me çuarjen e tyre në pranga.
Superoperacioni ndodhi ditën e djeshme, ku në pranga përveç Hoxhës dhe Tabakut, përfunduan dhe 8 persona të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës. Hoxha u arrestua dje rreth orës 09:00, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore, e cila pritej të përfundonte me lirimin e të dënuarit, Saimir Petani.

