Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Provimet e 9-vjeçares, zbardhet udhëzimi/ Ja datat kur zhvillohen, rregullat dhe çfarë nuk lejohet

09:54 / March 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
matura
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nxënësit që përfundojnë ciklin e detyruar arsimor (9-vjeçaren) do t’i nënshtrohen provimeve në muajin qershor.

Sezoni i provimeve nis me Gjuhën e huaj, më 16 qershor, për të vazhduar tri ditë më vonë me lëndën e Gjuhës Shqipe dhe në mbyllje Matematika, në datën 23.

Referuar urdhërit të Ministrisë së Arsimit, kohëzgjatja, monitorimi dhe vlerësimi i testeve për minimaturantët, u nënshtrohet të njëjtave rregulla si provimet e maturës.

Nxënësit do duhet t’u përgjigjen 50 pyetjeve me alternativa dhe me shtjellim për dy orë e gjysmë. Paraqitja në shkollë duhet të bëhet një orë e gjysmë më përpara orës 10:00 kur nis provimi.

Ata që s’marrin minimumin e pikëve për të qenë kalues, kanë shans për t’i dhënë ato në sesionin e vjeshtës, i cili zhvillohet në fund të muajit gusht.

Të pakënaqurit me vlerësimin e korrigjuesve kanë të drejtë të marrin një kopje të tezës ku shikojnë përgjigjen e dhënë dhe vlerësimin për çdo pyetje, por jo më vonë se pesë ditë pasi kanë marrë rezultatin.

Sa i takon provimit të Gjuhës së huaj, që është specifik për çdo shkollë, lista e gjuhëve që mund të jepen si provim i detyruar, janë: Anglisht, Italisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht. Testi hartohet në përputhje me gjuhën që është në planin mësimor të minimaturantit, e cila zhvillohet në nivelin gjuhësor A2.

Nxënësit e klasave të 9-a të shkollave mbështetëse të seksioneve dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze japin provim gjuhë përkatëse të seksionit, por në të njëjtin nivel vështirësie, A2.

Për institutin e nxënësve që nuk shikojnë “Ramazan Kabashi”, drejtoria e këtij instituti tërheq testin në QSHA një ditë para zhvillimit të provimit dhe e kthen atë në sistemin e shkrimit brail.

Ashtu si edhe në provimet e Maturës Shtetërore, edhe për ata që përfundojnë klasën e 9-të rregullat mbeten të njëjta: kopja, komunikimi verbal apo qoftë edhe mbajtja e telefonit në mjediset e provimit dënohet.

Nxënësve u lejohet vetëm stilolapsi dhe çertifikata personale.

Matura provime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.