Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije disa ndryshime që do të kryhen në provimet e matures për nxënësit që duan të vazhdojnë degën e Mjekësisë së Përgjithshme.
Sipas ministres, provimi do të zgjasë vetëm një orë dhe pyetjet do të jenë me alternative dhe provimet do të vlerësohen menjëherë pas përfundimit të provimeve me anë të një sistemi automatik.
“Provimi do të zgjasë 1 orë. Janë vetëm pyetje me alternativa dhe vlerësimi është automatik menjëherë pas procesit të provimit.Janë 3 mijë pyetje nga kurrikula e gjimnazit për lëndët kimi, biologji dhe fizikë. Dhe sot ne kemi sjellë dy teste që janë gjeneruar nga sistemi. Që janë si modele që ju t’i shikoni çfarë formati, si mund të jetë një model i testeve për provimin Mjekësi e përgjithshme”, tha Kushi gjatë takimit që ajo zhvilloi me gjimnazistët dhe mësuesit në Vlorë.