Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Provimi i patentës, DPSHTRR jep lajmin e mirë

12:24 / January 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
139524491 1528765947332624 8930620584407624415 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur risitë për autoshkollat. Sipas këtyre risive nuk do të paguhet tarifë sa herë që ka tentativë për të dhënë provimin e patentës, por do të ketë një tarifë fillestare për 5 tentativa.

🟢Risi e lajme të mira nga DPSHTRR – MIE:

🔸Do eliminojmë angarinë, faturimin në çdo riprovim, pagesa fillestare do mbulojë 5 tentativat! Jo më pritje, kohë kot!
🔸Platformë online për çdo Autoshkollë, për regjistrime pa ardhur në sportele, pa angari e vonesa, me llogari të dedikuar subjekti, ofruar pa pagesë!
🔸Me kalimin e Kolaudimit tek DPSHTRR, eliminojmë Autorizimin Teknik/Komoditetin për gjithë mjetet e Autoshkollave! Jo më angari, vula, shpenzime ekstra e sorrollatje!
⚙️Drejtoria e riformatuar e Drejtuesve të Mjeteve dhe Kualifikimeve po mbyll punën për:
🔸Manualet e reja të Teorisë, shumë më didaktike, të standartizuara e përditësuara, që do ofrohen pa pagesë & online!
🔸Kalimin në prokate cilësore polikarbonat dhe personalizim mes Sistemit eDM të çdo Dëshmie deri sot me copa letre!
🔸Konvertimet e Lejedrejtimeve do jenë me sistem! Fund abuzimeve, ndereve, lojës me kategoritë, spekulimeve me dy tre patenta në të njëjtën kohë!
🔸Fiskalizim, Formalizim, Faturim me sisteme të çdo shërbimi dhe Informatizim 100%!
🔸Korrigjim fjali Test Teorie, algoritme, eliminim gabime!
🟡Ndryshime e risi të tjera janë në formulim, pjesë e Udhëzimit të ri për sektorin, që do jenë shumë shpejt publike e në funksion!
🔴Sfidat me dikasteret e tjera për t’i dhënë fund angarive, sorrollatjeve, fiktivitetit, evazionit duke kaluar në sisteme digjitale e lehtësi por dhe siguri shërbimi:
🔹Raportet Mjekësore – MSHMS!
🔹Dëshmia e Kryqit të Kuq!
⏳Po punojmë për modulet shtesë dhe optimizimet në Sistemin Qendror Operativ eDM (eLejeDrejtimet) për aplikime direkte online, pa radhë e pa ardhur në sportele nga Autoshkollat dhe vetë qytetarët, si edhe informatizim të çdo testi!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026

Takimet speciale dhe eskortat në qeli, drejtori i policisë së Burgjeve tregon se çfarë ndodh në burgjet shqiptare

15:40 / November 9, 2026

Gjermani/ Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale

15:38 / November 9, 2026

Falen 465 milionë euro/ Subjektet kanë afat deri më 31 dhjetor për të përfituar nga falja e pjesshme

15:31 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.