Shpikësi i kësaj metode është mjeku japonez Toshiki Fukutsudzi, ndërsa një ushtrim kërkon që të shtriheni në shpinë me peshqir të mbështjellë të vendosur drejtpërdrejt nën bel vetëm pesë minuta në ditë.
Eksperti i refleksologjisë dhe masazhit thekson që me ndihmën e këtij ushtrimi mund të përmirësoni qëndrimin e keq, të zvogëloni dhimbjen e shpinës dhe të zvogëloni belin.
Ajo që duhet të bëni është që shputat t’i hapni në gjerësinë e supeve në atë mënyrë që gishtat e të dy këmbëve të preken.
Duart ngrini mbi kokë me shuplaka të kthyera poshtë.
Në këtë pozitë qëndroni pesë minuta.
Rezultatet e këtij ushtrimi mund t’i vëreni pas 30 ditësh, nëse i bëni çdo ditë, transmeton Telegrafi.
