Kryeministri Edi Rama ftoi sot përmes një postimi në rrjetet sociale gjithë socialistët që t’iu bashkohen në sheshin ‘Skënderbej’ në orën 18:00 për të festuar sëbashku fitoren e 25 prillit.
Ndërkohë që ndajnë vetëm pak orë nga momenti i fitores, tashmë kanë nisur përgatitjet në sheshin ‘Skënderbej’. gjithçka është gati për ditën më të rëndësishme të socialistëve. Ajo që vihet re është se karriget e vendosura janë kuqezi, si një mesazh për të treguar se fitorja është e gjithë shqiptarëve.
Deri më tani, PS ka siguruar 74 mandate, ndërsa janë numëruar 94% e kutive të votimit.

