Ditën e nesërme ashtu siç edhe është paralajmëruar, do të hapet zyrtarisht fushata në Parkun Olimpik në Tiranë ku do të prezantohen kandidatët për 60 bashkitë ku PS ka përfaqësuesit e saj.
Ndër kandidatët që do të marrin fjalën në këtë takim do të jetë ai i Fierit Armando Subashi ndërkohë që do të vijojë me atë të Beratit, Ervin Demo, Durrësit, Valbona Sako dhe Shkodrës Valdrin Pjetri.
Në orën 16:00 do të nisë mbledhja e të ftuarve ndërkohë që do kulmojë me fjalën që do të mbajnë kryabashkiaku aktual i Tiranës dhe kandidati për një mandat të dytë në këtë bashki, Erion Veliaj dhe në fund kreu i PS-së edi Rama.
