PS propozon që votimi i emigrantëve të bëhet me postë. Në takimin e zhvilluar sot në KQZ mes komisionerit Ilirjan Celibashi dhe përfaqësuesve të partive politike, përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji ka propozuar që votimi i emigrantëve të bëhet me postë.
Ndërkaq, sa i përket projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik, Partia Socialiste përmes përfaqësuesit të saj Eridian Salianji ka kërkuar që votimi dhe numërimi elektronik të realizohet vetëm në një KZAZ dhe kjo të zgjidhet nga KQZ në një prej dy qarqeve të propozuara.

Përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji

Burime nga mbledhja thonë se Salianji argumentoi se ky proces ka kosto të lartë dhe se koha është e pamjaftueshme. Mësohet se përfaqësuesi ligjor i PS sqaroi se edhe ligji nuk vendos asnjë detyrim që ky proces të bëhet patjetër në dy qarqe, pasi është vetëm projekt pilot.
Propozimet e PS u bënë gjatë mbledhjes që përfaqësuesit e partive politike zhvilluan me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirajn Celibashi pa praninë e mediave. Sakaq nga përfaqësuesi i PD në këtë mbledhje nuk është bërë asnjë propozim i ri sa i përket votimit dhe numërimit elektronik, por i qëndron propozimit fillestar për dy qarqe, Korçën dhe Fierin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here