Zbardhet kërkesa e Partisë Socialiste drejtuar Kuvendit, në të cilën kërkon ndëshkimin e 8 deputetëve të opozitës të cilët penguan votimin në Kuvendit të Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Në letrën e PS të firmosur nga Blendi Çuçi dhe deputetët e PS theksohet se deputetët të pozitës bllokuan kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla që të ulej në drejtimin e seancës.
Ndërkohë që deputetët Dogjani, Baçi, Bardhi dhe Gështenja, penguan me karrige dhe nuk lejuan Lindita Nikollën që të hyntë në sallën e Kuvndit.
Madje Gazment Bardhi i ka marrë kartën elektronike në mënyrë që të mos votojë.
“Përkatësisht deputetët Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati dhe Zheni Gjergji bllokuan vendin në sallën e seancës plenare, ku ulet Kryetarja e Kuvendit, duke penguar që të vijonte normalisht seanca plenare, pas mbylljes së diskutimeve.
