Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

PS mbështet hapjen e listave/ Rama: Jo me fjalë po me fakte. Ambicia jonë përkon me interesin e vendit

13:25 / July 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama media
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një dalje të posaçme për mediat kryeminsitri Edi Rama i shoqëruar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla foli mbi qëndrimin zyrtar të PS-së për reformën zgjedhore. Shumica mbështet listat e hapura dhe Rama tha se ambicia e socialistëve përkon me nevojën e publikut dhe interesin e vendit.

“Bindjen se hapja e listave përkon me dëshirën e një mase shumë të madhe të qytetarëve shqiptarë që shkon shumë përtej një shumice, apo një pakice qeverisëse dhe siç e tha dhe Taulanti përtej asaj që do të ishte zgjidhja më e thjeshtë dhe në pamje të parë më komode për një parti të madhe po dhe mua personalisht si kryetar i Partisë që në këtë rast duhet tu jap të gjithëve jo me fjalë por me faktin e hapjes së listave mesazhin që asnjëherë nuk ka qenë për mua prioritet komoditeti im po gjithmonë prioriteti është që PS të reflektojë shoqërinë dhe interesat e ambiciet e shoqërisë. E di shumë mirë që kam një sekëlldi dhe po ashtu ka një përpjekje që kjo gjë të tregohet sikur është një shkelje e marrëveshjes së 5 qershorit, po fakti është se marrëveshjen e 5 qershorit ne e kemi realizuar me vullnetin më të mirë duke shkelur dhe mbi veten sepse ambicia jonë që përkon me nevojën e publikut dhe interesin e përgjithshëm të vendit ka qenë dhe është shprehur vazhdimisht dhe nga unë personalisht depolitizimi i adminsitratës zgjedhore një rekomandim kyç i përsëritur në dekada nga OSBE ODIHR”, tha Rama.

Ai tha se depolitizimi i administratës zgjedhore nuk ka ndodhur më parë pasi e kundërshtonte PD dhe grupi që përfaqëson ndërkohë siç tha ai që “vendosmëria jonë ishte që t’i jepnim një mundësi reale përfshirjes së opozitës jashtë parlamentare në proces dhe të lehtësonim me aq sa mundeshim barrën e frikës dhe paragjykimeve të PD”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje për bashkim të partive opozitare: Asnjë nuk përjashtohet, as ata që janë kundër PD-së

19:40 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026

Edi Rama nderohet në Bruksel me Çmimin CER Lord Jakobovits për promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar

10:46 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.