Partia Socialiste ka mbledhur sot Grupin Parlmantar pak para nisjes së seancës plenare, që nis sot sesionin e ri parlamentar. Në mbledhje ka munguar Kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, e mësohet se drejtimi është bërë nga Taulant Balla.
Mbledhja ka qenë e shkurtër dhe mësohet se është vendosur që Milva Ikonomi, të zëvendosojë Arben Ahmetajn në krye të Komisionit të Ekonomisë.Ahmetaj mbante detuyrën e kryetarit të Komisionit Parlamentar, prej një viti, por tashmë është emëruar Ministër për Rindërtimit pas tragjedisë së 26 nëntorit 2019.
