Në një kohë që socialistët kanë nisur procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit që do të pasojë Ilir Metën, katër personalitete të njohura të PS janë mbledhur sëbashku.
Ish-Presidenti Rexhep Mejdani, ish-kryeministri Ylli Bufi, ish-ministri Ethem Ruka dhe ish-ministri Sherif Bundo kanë drekuar në një nga lokalet e kryeqytetit.
“Zini miq të rinj, por mos harroni miqtë e vjetër!
Me ish-Presidentin Prof.Dr. Rexhep Meidani, ish-kryeministrin Ylli Bufi dhe Prof. Dr. Sherif Bundo”, shkruan ish-ministri i Arsimit Ethem Ruka.
