Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

PS propozoi që gjykatat të mos pezullojnë më ministrat, KE: Çdo ndryshim duhet të përputhet me standardet e BE

19:29 / February 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
11768488336 komisionieuropian
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“BE-ja po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt”, deklaroi Komisioni europian për mediat pasi shumica njoftoi të hënën ndryshimet në kodin e procedurës penale përmes të cilave ndalon pezullimin e anëtarëve të qeverisë dhe 4 drejtuesve të institucioneve të tjera kushtetuese, pezullimin nga detyra me vendim gjyqësor.

Komisioni saktëson se pret që nismat të jenë në përputheje me legjislacionin komunitar.

“BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë.  Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis-in e BE-së dhe standardet evropiane”, vë në dukje përgjigja duke bërë të qartë se, nisma e fundit e shumicës, që mban vulën e kryeministrit Edi Rama, nuk është konsultuar më parë më Brukselin.

I pyetur nëse ekziston rreziku për një përplasje më të thellë ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv, komisioni shprehet se “retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive”.

Në reagimin e tij Komisioni, ripërsëriti qëndrimin se “është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij”, duke iu referuar rastit Balluku. Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të hënën e ardhshme për të marrë në shqyrtim kërkesën e Preokurorisë së Posaçme për arrestimin e zëvendës kryeministres.

“Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, nënvizon Komisioni europian.

Si e komentoni këtë amendament?

BE-ja po e ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt.

A është konsultuar qeveria shqiptare me Bashkimin Evropian lidhur me këto ndryshime?

BE-ja monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis-in e BE-së dhe standardet evropiane.

A e konsideroni këtë ndryshim ligjor të përshtatshëm në periudhën aktuale që po kalon vendi, veçanërisht në lidhje me luftën kundër korrupsionit në nivele të larta?

Kjo përfshin gjithashtu zbatimin e reformës në drejtësi të vitit 2016 në kuadër të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shteti i së drejtës dhe pavarësia, llogaridhënia dhe efikasiteti i gjyqësorit në Shqipëri janë elemente themelore të procesit të zgjerimit të BE-së.

A ekziston rreziku që kjo të krijojë një përplasje më të thellë ndërmjet pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv?

Retorika që mbjell mosbesim publik ndaj gjyqësorit dhe ndaj pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive.

A do të ndikojë një vendim i tillë nga autoritetet zyrtare në Tiranë në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian?

Siç është theksuar edhe më parë, është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të shqyrtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi parësore për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

BE KE ndryshim perputhet standartet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Bashkia e Tiranës: Veliaj firmos nga paraburgimi listëpagesat dhe pranon tre dorëheqje

17:40 / September 1, 2026

Rregullorja e GJKKO për median, SafeJournalists kërkon pezullimin: Të rishikohet pas konsultimit me gazetarët

16:40 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.