Partia Socialiste ka publikuar mbrëmjen e kësaj të mërkure listën e kandidatëve për deputetë, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025.
Lista e kandidatëve për qarkun e Gjirokastrës do të kryesohet nga ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, e cila gjithashtu do të jetë e vetmja në listën e mbyllur të Partisë Socialiste.
Pjesë e listës bie në sy dhe Tërmet Peçi, ish-kryebashkiaku i Tepelenës i cili u dorëhoq nga posti lokal për të siguruar një vend në parlament.
Lista e PS për Gjirokastrën:
Mirela Kumbaro
- Anila Dhimitri
- Pirro Dhima
- Tërmet Peçi
- Shyqyri Hysi