TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Maturantët sot japin provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë

08:35 / June 7, 2023

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si nënkryetare e PD

08:31 / June 7, 2023

Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD-së, ja çfarë ndodhi në mbledhjen që zgjati në mesnatë

08:25 / June 7, 2023

Moti për këtë të mërkurë, mos harroni çadrën

08:20 / June 7, 2023

12 shenjat e horoskopit, e mërkurë 7 qershor 2023

08:17 / June 7, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Kryesore

PS strategji të re nëse bojkoton zgjedhjet opozita/ Listë me 100 kandidatë për këshilltarë

19:31 / March 20, 20193 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Socialistë do të çelin fushatën elektorale për kryeqytetin të shtunën e 23 Marsit në të njëjtën ditë që do të mbajnë Kongresin e tyre. Ata kanë menduar që t’i paraprijnë edhe një bojkoti të zgjedhjeve nga ana e opozitës ndaj kanë përzgjedhur 100 emra nga 61 vende që ka ky këshill. Ndaj, në takimin e të shtunës prezantohet dhe lista e kandidatëve për këshilltar bashkiak.   Ndërkohë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do të shpallet zyrtarisht si kandidati që kërkon një mandat të dytë. Në një intervistë për televizionin Klan, kryebashkiaku më i sulmuar nga opozita thotë se qytetarët e kryeqytetit kanë shumë arsye për ta rikonfirmuar për një tjetër 4-vjeçar . “Besoj që njerëzit e kanë parë këtë kontrast si lulëzoi Tirana në kohën e Edi Ramës, si shkoi si kovë pusi Tirana 4 vitet e gjumit dhe pastaj si sërish u ringrit dhe tani duam të mbajmë këtë ritëm. Unë besoj që njerëzit nuk do të votojnë më me parti, por do të votojnë me zemër dhe do të votojnë për partinë më të rëndësishme që njeriu ka në jetë, familjen e vet”, tha Veliaj. Nuk dihet vendimi i opozitës për zgjedhjet lokale, por ajo që është e sigurt është se në këtë garë socialistët nuk do t’i kenë më në krah aleatët e LSI-së dhe PDIU-së. Mungesa e një koalicioni me ta nuk e tremb Veliajn edhe pse ishte një nga arsyet kyçe të humbjes së Edi Ramës në zgjedhjet lokale të 2011-ës. “Unë do të luftoj njësoj dhe ju do e shikoni në fushatë si të ishin të gjithë kundra, si të ishim tek-pull sepse ne garën e kemi me veten. Së dyti zgjedhjet e fundit nuk ishte vetëm PD-ja, unë kisha në total 5 kandidatë”, Veliaj. Duke u ndalur tek djegia e mandateve nga opozita Veliaj thotë se ajo nuk është kundër sistemit dhe këtë sipas tij opozita e tregon në pushtetin lokal. “S’ka nevojë të kesh doktoraturë të kuptosh se sa hipokrite është kjo lojë. Ose je kundër sistemit dhe t’i ikën nga gjithçka, ikën pra edhe nga Kamza, ikën edhe nga Shkodra, edhe nga Kukësi ikën dhe nga Tropoja dhe ia lë dikujt tjetër ta bëjë ose nuk mund të jesh selektiv, ku humbet ti bën qaramanin dhe ikën ku fiton ti thua jo, sistemi këtu funksionon”, tha ai. Veliaj iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë vlerësuar punën e tij në këto katër vite të jenë pjesë e takimit “Bashkia që duam” në sheshin “Nënë Tereza”. Por a është një demostrim force nga socialistët ky manifestim që vjen fiks një javë pas protestës së opozitës së 16 marsit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”? “Unë besoj që askush që përdor mjete dhune dhe bullizmin politik nuk duhet të pranojë që bullizmi do t’i funksionojë dhe të tjerët nuk do reagojnë. Kështu që kjo s’do as mend as kalem. Pra që ky qytet nuk ul kokë dhe si në 17 mars, në 23 mars do të jemi akoma më të shumtë. Unë vetë do të vij me birin tim në atë takim sepse unë besoj që fati i Tiranës lidhet me fatin e familjeve tona. Jo vetëm do të shikoni më shumë sasi, do të shikoni më shumë cilësi. Ky është një takim familjar, ky nuk është një takim i lacave që kapërcejnë kufirin e Tiranës me autobusë nga bashkitë ku qartazi nuk janë histori suksesi, s’po flas për qytetarët. Qytetarët e Kamzës dhe të Paskuqanit ishin ditën e verës në Tiranë. Flas për stafin e bashkive”, theksoi Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si nënkryetare e PD

08:31 / June 7, 2023

Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD-së, ja çfarë ndodhi në mbledhjen që zgjati në mesnatë

08:25 / June 7, 2023

Moti për këtë të mërkurë, mos harroni çadrën

08:20 / June 7, 2023

Paralajmërimi i gazetares: Shumë shpejt arrestime të bujshme në radhët e PS dhe opozitës

23:45 / June 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD-së, ja çfarë ndodhi në mbledhjen që zgjati në mesnatë

08:25 / June 7, 2023

Moti për këtë të mërkurë, mos harroni çadrën

08:20 / June 7, 2023

Gjendja shëndetësore e Vangjush Dakos pas arrestimit, avokati i tij: Është i stresuar

22:40 / June 6, 2023

Arrestimi Vangjush Dakos, flet avokati: Nuk ka qenë e nevojshme masa e arrestit me burg

22:17 / June 6, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Maturantët sot japin provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë

08:35 / June 7, 2023

Jorida Tabaku jep dorëheqjen si nënkryetare e PD

08:31 / June 7, 2023

Mes tensionesh hapet gara për kreun e PD-së, ja çfarë ndodhi në mbledhjen që zgjati në mesnatë

08:25 / June 7, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.