Më 20 korrik 2024, Partia Socialiste do të therrasë Kongresin në sallën e Pallatit të Kongreseve.
Burime për tirananews bëjne me dije se Kongresi do të ketë këtë rend dite:
- Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
- Raport mbi ecurinë e proçesit të rienergjizimit të Partisë, Blendi Klosi.
- Pyetje e diskutime.
- Zgjedhja e organeve drejtuese qëndrore të Partisë Socialiste (Asambleja Kombëtare dhe Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës)

