Mëngjesin e kësaj të diele, kryeministri Edi Rama e ka nisur me një foto nga salla ku do të mbahet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e PS-së.
Mbledhja e Asamblesë së PS-së nis punimet në orën 11:00, ndërsa me interes priten mesazhet që do të përcillen nga Kryeministri.
Njoftimi për mbledhjen e Asamblesë
Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 08.09.2024, ora 11.00, në sallën e Hotel FAFA Durrës, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me rend dite:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i Rendit të ditës.
Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama.
Zgjedhja e organeve drejtuese të PS.
Të ndryshme.