Në harkun kohor të pak ditëve në Shqipëri janë shënuar dy krime të rënda dhe në të dy rastet autorët kanë djegur makinat.
Atentati i sotëm ndaj ish-policit në Laç dhe ai ndaj Demir Backës në Fier janë dy atentatet e radhës, që sipas policisë janë kryer nga vrasës me pagesë.
Kjo është strategjia e autorëve, çka do të thotë se atentatet mafioze në Shqipëri mund të ndryshojnë nga mënyra e ekzekutimit, por kanë të përbashkët djegien e makinave. Edhe vrasja e ditës së sotme ishte po e njëjta skemë ku autorët vrasin dhe më pas djegin makinën që në shumicën e rasteve rezulton e vjedhur, ose targat janë të vjedhura.
Djegia e makinave për botën e krimit është fundi i misionit, që ata kanë ndërmarr dhe më pas arratisen duke u larguar nga Shqipëria ose ndërrojnë identitetet. Gazeta Shqip ka marrë disa nga vrasjet e bujshme ku e përbashkëta me tyre është djegia e makinave.
30 janar 2019- 50-vjeçari Arben Bilali u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij në zonën e Selitës në kryeqytet. Makina “Mercedes Benz CLS” me targa të vjedhura, u gjet e braktisur disa orë pas ngjarjes në periferi të kryeqytetit, jo shumë larg zonës së Selitës.
25 mars 2019- Vritet avokati Ravik Gurra, pak minuta pas vrasjes së avokatit, raportohet se një makinë është djegur në periferi të Elbasanit në fshatin Karakullak, pranë Bradasheshi.
1 gusht 2019- Vritet Feriz Bardhi, 40-vjeç nga Shën Vlashi banues në Durrës, baba i dy fëmijëve. Automjeti i djegur u gjet ditën e sotme poshtë urës së Gjolës në Fushë-Krujë.
27 tetor 2019- Vritet Santiago Malko, ai po udhëtonte me një automjet tip “BMW” KUR u ndoq dhe më pas u qëllua nga 2 armë zjarri kallashnikov. Makina e vrasësve të dyshuar të ish-policit Santjago Malko u gjet në fshatin Ferraj në periferi të Tiranës.
11 qershor 2020- Vritet me një armë me selinciator Hekuran Billa, 40 vjeç me precedentë të mëparshëm penalë. Automjeti i përdorur nga autorët u gjet i djegur në Pezë të Vogël.
3 qershor 2020- 43 vjeçari Shkëlzen Velaj po kthehej në shtëpi kur pa atentatorët që i kishin zënë pritë pranë pallatit, u ekzekutua.
1 shkurt 2020- Një atentat i organizuar në detaje i mori jetën Shkëlzen Kastratit, 41 vjeç i cili u qëllua me saktësi preçize me dy plumba nga një qitës profesionist. Makina tip Range Rover me targa greke që u përdor për atentatin u gjet e djegur në vendin e quajtur Kthesa e Baltëzës, skemë kjo tipike në atentate.
11 maj 2021- Everest Cakaj u ekzekutua me armë me silenciator në makinë në sy të gruas së tij në lagjen “Skëndërbej” në Elbasan. Makina tip “Benz” e përdorur nga autorët, pa targa dhe u gjet në zonën e stacionit hekurudhor në Golem të Kavajës.
21 maj 2021- Vritet Delon Troqe, 35 vjeç me armë zjarri ti kallashnikov. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorë, në lagjen “Pavarësia”, pranë pallatit të sportit ‘Flamurtari”.
5 tetor 2021– Ardjan Çollaku 50 vjeç dhe Lulzim Bitri 35 vjeçu vranë në një pikë karburanti në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasani, aksin Elbasan-Metalurgji. Dy persona kanë qëlluar me breshëri nga një mjet duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin ndërsa Çollaku vdiq në Spital.
Pse autorët i djegin makinat pasi kryejnë atentatin?
Kjo është një skemë kjo tipike në atentate, pasi zjarri shkatërron provat që autorët mund të lënë në mjet. Shkatërrimi i provave ja vështirëson punën hetuesve të policisë në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
