Deputetët e Sali Berishës janë duke zhvilluar replika të forta me deputetët e PS-së. Deputeti i PS-së Xhemal Qefalia u përplas fizikisht me Edmond Spahon. Ndërsa më pas filluan edhe akuzat mes Qefalisë dhe Rithemelimit. Në debat u përfshi edhe Toni Gogu.
Salianji: Karriget janë të popullit nuk janë të tuajat.
Qefalia: Po pse ti përfaqëson popullin?
Salianji: Po po, ata përfaqësoj. Ti përfaqëson bandat
Gogu-Salianjit: Kamikaz paligjshmërie!
Berisha: Pse bëhesh avokat i kriminelit Taulant Balla.
Gogu-Berishës: Bëhem avokat i atyre që më kanë zgjedhur.
Nga ana tjetër, Sali Berisha mori fjalën nga foltorja ku ka një pirng me karrirge dhe iu drejtua të pranishmëve se ata nuk do të tërhiqen deri sa të rikthejnë të drejtat kushtetuese.
”Të cilët të tmerruar nga të drejtat kushtetuese të opozitës, nga komisionet hetimore që duhet të ngrejë, për të zbuluar të gjitha vjedhjet e tyre. Edi Rama ka krijuar një organizatë kriminale. Jemi këtu o rikthejme kushtetutën ose ne nuk tërhiqemi dhe kjo është betejë pa kthim. Çfarë të drejte kanë këta që t’i mohojnë opozitës kryetarin. Ose rikthim të drejtash kushtetuese ose parlament nuk ka”,-tha Berisha.
