Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse është e nevojshme doza e tretë? Silva Bino: Jemi i vetmi vend që po lusim studentët të vaksinohen

22:56 / October 22, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Silva Bino 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi sot që personat mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë të vaksinës jo më herët se 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë, duke filluar nga data 1 nëntor.

Shefja e departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, në një intervistë, tha se ky vendim është mbështetur në të dhëna dhe studime të ndryshme.

Doza e tretë sipas Binos është e nevojshme pasi efektivitetit i vaksinës fillon të zbehet pas gjashtë muajsh.

Silva Bino: Duhet të jemi të kujdesshëm, pandemia s’ka mbaruar. Komiteti i ekspertëve për vaksinimin është një Komunitet që funksionon për të gjithë llojet e vaksinave. Ky vendim është mbështetur në të dhëna dhe studime të ndryshme që kanë treguar se efikasiteti i vaksinës fillon dhe zbehet pas 6 muajsh. Jo është arsyeja se përse ka vendosur për një dozë të tretë. Doza e tretë e vaksinës ka një rol shumë të rëndësishëm për vetë faktin se kjo parandalon ato që quhen infeksione tek personat e vaksinuar. Personi sa më shumë i mbrojtur të jetë aq më pak e transmeton virusin.

Doza e tretë është një hap që vlen jo vetëm për mbrojtjen e jetës por edhe për përhapjen e sëmundjes.

Silva Bino: Është një hap që vlen jo vetëm për mbrojtjen e jetës së njerëzve por edhe për hapjen e sëmundjes.

Në lidhje me vaksinimin e studentëve Bino u shpreh se jemi i vetmi i vend në botë që po i lusim që të bëjnë vaksinën, ndërsa shton se duhet të ndodhte e kundërta.

Silva Bino: Studentët duhet të luteshin për të bërë vaksinën dhe ne po iu lutemi studentëve për ta bërë vaksinën. Është shumë e rëndësishme që studentët ta bëjnë vaksinën, janë shtresa më e rëndësishme e shoqërisë. Ata janë njerëzit më aktivë, janë transmetues më të mëdhenj të infeksionit. Pra një sërë elementësh që ata duhet ta bëjnë vaksinën. Edhe në vende të tjera të botës ka detyrime sepse jemi në kohë pandemie.

doza Silva Bino trete
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta është “ulur” në kafe”, Minxhozi: Ka një palë të tretë, por pa lidership!

22:40 / July 9, 2026

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.