Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pse “festa e kërcimit” duhet t’i shtohet patjetër rutinës tuaj gjatë izolimit?

23:58 / April 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kercimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe pse është e vërtetë se meditimi dhe relaksimi funksionojnë, ato nuk shërojnë plotësisht. Ndonjëherë na duhet vetëm të kërcejmë. Ndjesia që kjo të dhuron, etiketohet si “efektshmëri kolektive”, një term i krijuar nga Émile Durkheim mbi 100 vjet më pare, për të përshkruar ndjenjat e euforisë që përjetojnë njerëzit gjatë ceremonive fetare në grup.

Kur ndajmë një përvojë me të tjerët, ne priremi ta ndiejmë atë më thellë dhe na duket sikur jemi të lidhur me diçka më të madhe se vetvetja.

Festat familjare të kërcimit, pra festat në shtëpi, po na japin një shans për të provuar efektin e të qenurit të lidhur së bashku.  Ato janë falas, të thjeshta dhe e gjithë familja qëndron së bashku dhe humb mendjen në këto ditë.

Kur lëvizim muskujt, trupat tanë lëshojnë endorfinë, gjë që na bën të ndihemi mirë. Ajo që e bën të veçantë kërcimin në këtë moment, është fakti se ai është i arritshëm. Thjesht krijoni një hapësirë në dhomën e ndenjes dhe ndizni muzikën.

“Ajo që është unike në lidhje me vallëzimin është se nuk është thjesht lëvizje, por lëvizje e lidhur me shprehjen e vetvetes dhe ndjenjat tona,”- tha Jody Ëager, një terapiste e certifikuar kërcimi dhe drejtoreshë e programit të terapisë ekspresive në Spitalin “Dominion”, në kishën “Falls”, Virginia.

Kërcimi është më i thellë se gjuha. “Fëmijët mësojnë të lëvizin përpara se të mësojnë të këndojnë apo të flasin. T’Ii lejoni ata të lëvizin do të thotë t’ lejoni të jenë vetvetja dhe në bashkëveprim me ju,”- tha Aili Bresnahan, një ish-balerinë që mëson filozofi në një Universitet të Dejtonit, në Ohio.

Kur fëmijët kërcejnë lirshëm, “ata janë dhuruesit, prodhuesit dhe po e bëjnë atë vetë”, tha Bresnahan.

Ajo që duhet të bëni nëse vendosni të organizoni çdo darkë një festë kërcimi është përzgjedhja e muzikës, por kujdesuni që të zgjidhni diçka që ju bën të lëvizni nga vendi. Kini parasysh t’i lini fëmijët të lirë për të bërë zgjedhjet e tyre. Përveç kësaj, dikush mund të jetë lider dhe të gjithë duhet të kopjojnë lëvizjet e tyre. Alternoni një muzikë të shpejtë me një muzikë të ngadaltë, për të relaksuar trupin. Mund të luani dhe me dritat: një herë të ndezzura dhe herën tjetër të fikura.

festa izolimit kercemit rutines shtohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Të shtëna me armë zjarri gjatë festës së 4 Korrikut në New York, plagosen tetë persona, mes tyre katër fëmijë

16:40 / July 5, 2026

Rama ndan pamjet e sheshit ‘Italia’ plot me socialistë: Vetëm përpara!

22:42 / June 12, 2026

Spiropali uron 35-vjetorin e PS: Hija ime nuk di dhunë, por frymëzim lirie dhe punë

21:16 / June 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.