TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Olta dhe Kiara shkojnë “kokë më kokë” në televotim

23:59 / March 21, 2023

TikTok është fiksuar pas ‘fazës së luftës për pushtet’ në marrëdhëniet në çift. Por çfarë do të thotë kjo?

23:39 / March 21, 2023

Prej një muaji punonte në Divjakë/ Kush është spanjolli që humbi jetën, shoku i dhomës raportoi “vetëvrasjen e tij”

23:32 / March 21, 2023

Elezi: Shkarkimi i Vlora Hysenit nga Shërbimet Inteligjente të Kosovës politik, konsiderohej si njeri i Thaçit

23:18 / March 21, 2023

Lorenci komenton lidhjen Kristi-Keisi: Nuk ka ndjenja, janë komplet të ndryshëm nga njëri-tjetri

23:08 / March 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Pse fituesi i Big-Brother ju intereson shqiptarëve më shumë se kush fiton bashkitë?

11:46 / March 12, 20233 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkruan Kreshnik Spahiu

Dje rrugët e Shqipërisë ishin bosh. Qetësia dhe mungesa e njerëzve nëpër rrugë të kthenin në retrospektivën e Pandemisë dhe gjendjes jashtëzakonshme. Pak makina, pak njerëz. Qyteti ngjante i vdekur, por gjallëronte brenda çdo shtëpie.

Dje ishte e shtunë dhe të gjithë ishin ngulur para ekranit të televizorit për të parë kush do eliminohej nga Big Brother. Në çdo kafene apo restorant gjatë javës debatohet mbi Oltën dhe Luizin.
Luizi një burrë tipik shkodran me humor ka fituar zemrat e miliona shqiptareve në një realitet televiziv.

Luizi ka punuar në jetë diplomat, jurist dhe artist. Asnjë nga të tre profesionet nuk ja dha dot suksesin apo famën e sotme në një realitet televiziv. Spektakli po zhvillohet në të njëjtën kohë me zgjedhjet lokale për bashkitë e Shqipërisë, por askush nuk ka interes për ato dhe rezultatin e tyre.

Po pse kjo diferencë e madhe mes interesit për fituesin e Big-Brother dhe indiferencës për fituesin e Bashkive:

– sepse rezultati i zgjedhjeve lokale dihet se kush është fituesi dhe lufta elektorale ka degraduar se kush do jetë grupimi më i humbur i 2 apo 3 në zgjedhje: Vula apo foltorja.
– sepse Big-Brother i duket shqiptarëve më real dhe i vërtetë sesa revolucioni maskave të Sali Berishës që ka degraduar me 500 veta në shesh dhe ka devijuar realitetin shqiptar nga largimi Ramës në largimin e Yuri Kim
– sepse aktorët si Luizi, Kiara, Olta janë më rrinj dhe simpatik sesa aktorët komik të politikës
– sepse shqiptarët sot njohin më shumë Luizin sesa Belind Këllicin dhe jo rastësisht një sondazh i Euronews rezultonte që 30% e qytetarëve Tiranës nuk e dinin fare kush është Belindi.
– sepse votimet në Big Brother i duken njerëzve më të fshehta dhe të drejta se votimet ku numërojnë votat komisionarët e PS-PD
– sepse figurat e Big Brother janë më pak të konsumuar se figurat e urryera të politikës dhe kryetareve të partive.
– sepse në Shqipëri ka vdekur shpresa dhe shqiptarët nuk kanë asnjë pritshmëri pas zgjedhjeve bashkiake.

Shqiptarët nuk janë aq budallenj sa të harxhojnë kohë me protesta dhe fushata elektorale rrugëve dhe përdoren si prezervativ nga prostitutat 33 vjeçare të politikës. Më mirë qëndrojnë në shtëpi duke shijuar hiret e Kiarës dhe Oltës sesa të protestosh në bulevard për politikanë të çmendur dhe me probleme psiqike.

Jo rastësisht në tubimin e fundit, në qiell valëvitej një flamur: “Luiz Ejlli, kryeministri i ardhshëm”. Sepse ky është fundi më komik i një brezi i cili ka mbyllur ciklin në politik. A e dini çfarë ndodh nëse çmimi i madh i Big-Brother shpallet në sheshin Skënderbej LIVE në të njëjtën orë me zgjedhjet e 14 Maj?

Kreshnik Spahiu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Bashkimi i PD nuk ka të ardhme, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje

20:50 / March 20, 2023

Nëse Albin Kurti ka fituar nga kjo Marrëveshje, atëherë pse nuk e firmosi atë?

21:25 / March 19, 2023

Marrëveshja pa “firma” e Albinit për Vetëvendosjen serbe në Kosovë!

13:48 / March 19, 2023

Njeriu që e ndau opozitën në shtatë copa

20:50 / March 16, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Divjakë/ Gjendet i vdekur turisti spanjoll në hotel

22:34 / March 21, 2023

Spartak Braho: PS fiton zgjedhjet, Alibeaj të ruajë kokën e tij pasi Berisha e vret

20:37 / March 21, 2023

Pamjet filmike, zv.kryeministri i Kosovës qëllohet me tortë dhe lëng frutash

20:22 / March 21, 2023

Janusz Bugajski: Një përrallë e dy konspiracioneve ballkanike

20:12 / March 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Olta dhe Kiara shkojnë “kokë më kokë” në televotim

23:59 / March 21, 2023

TikTok është fiksuar pas ‘fazës së luftës për pushtet’ në marrëdhëniet në çift. Por çfarë do të thotë kjo?

23:39 / March 21, 2023

Prej një muaji punonte në Divjakë/ Kush është spanjolli që humbi jetën, shoku i dhomës raportoi “vetëvrasjen e tij”

23:32 / March 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.