Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse gjithë të çmendurit në tribunë?

22:19 / July 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
protestaa1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Mero Baze

Sa herë Berisha ka synuar rikthimin, ka bërë përpjekje të tejkalojë vetveten. Më 1992 u përpoq të bëhej i pranueshëm me parullën “bashkëfajtorë dhe bashkëvuajtës”, duke tërhequr shtresën gri të shoqërisë në anën e ndryshimit.

Më 2005 u përpoq të gëlltiste gjithë fyerjet që u kishte bërë kundërshtareve, duke ju marrë dorën dhe duke i nxjerrë në tribuna.

Sot, në përpjekjen e tij të tretë, ka bërë krejt të kundërtën. Të gjithë fytyrat e reja që nxorri në tribune, pa asnjë mëdyshje janë njerëz me devijime të forta psikike, mitomanë, delirantë, fëmijë sigurimsash, ose thjesht të çmendur, që nuk i pranon as shtëpia, as shkalla, as lagjia, e jo më shoqëria.

Përkundër tyre, njerëzit që ishin në rrugë, ata tre-katër mijë vetë që kishin mbushur bulevardin, ardhur nga Konispoli në Shkodër, nuk mund të them që janë të tillë. Ata janë njerëz normal, të dëshpëruar, që duan një shpresë.

Po pse Sali Berisha vret shpresën e tyre, duke u thënë që ju meritoni të udhëhiqeni nga njerëz anormalë?

Kjo është pyetja kyç, që bën çdokush që i njeh ata. Dhe ka një përgjigje. Sali Berisha i izoluar, i dërrmuar dhe i pashprese për të udhëhequr sërish Shqipërinë, kërkon të hakmerret ndaj gjithkujt për izolimin e tij, për burgosjen për së gjalli të tij dhe familjes së tij, si familje hajdutësh dhe minues të demokracisë.

Ai kërkon t’u thotë shqiptarëve se ju meritoni këta të çmendur, derisa më latë mua vetëm. Njëri pas tjetrit, njëri duke sulmuar Sorosin, tjetra ambasadoren e SHBA, një tjetër duke folur në emër të delireve të veta dhe gra histerike që shkumojnë urrejtje, të krijohet ideja se dikush ka hapur derën e klinikës nr.5 dhe i ka nxjerrë pacientët në tribunë.

Ai vetë i dëgjonte duke qeshur në rrugë.

Ai vetë është i qartë kush janë ata. Ai e di mirë që ata nuk ja voton as shtëpia e tyre. Dhe për t’i vënë vulën vetë kësaj hakmarrje me fjalimin e tij plot urrejtje, ai mendon se duke u treguar shqiptarëve se ka një pakicë të çmendur që mund të mbajë peng opozitën, kërkon t’i gjunjëzojë ata për të marrë hak për izolimin e tij, për vetminë e tij, dhe mbi të gjitha për fundin e tij pa lavdi, si hajdut i parave të shqiptarëve, si minues i demokracisë dhe shantazhues i drejtësisë në këtë vend.

Është hakmarrje e një njeriu që e di që nuk e prek dot fitoren. Po ta ndjente atë sadopak, do shikonit fytyra të tjera në tribunë. Por ata as nuk i shkojnë, as nuk i fton dot.

Opozita normale do ta gjejë rrugën e vet. Nderi që ky u ka bërë sot, është se i ka thithur si rrufepritës gjithë të çmendurit. Dhe mendon se po përpiqet t’i poshtërojë duke u thënë “këta meritoni!”  

Mero Baze te cmendurit tribune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.