Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse janë bashkuar kundër kryetares së Gjykatës Kushteuese?

15:36 / December 11, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1600 900 1707127937xunnamed 1 533
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Holta Zaçe konsiderohet një nga investimet e diplomacisë amerikane në përzgjedhjen si kreu Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka një background 20 vjeçarë si partnere lokale e projekteve amerikane në Shqipëri si dhe la Amerikën për tu bërë pjesë e planeve të Washingtonit për drejtësinë e re në Shqipëri. Holta është një grua e shkolluar në Perëndim dhe e pakonsumuar nga politika si dhe e pa përfolur për asnjë aferë korruptive, sot ndodhet në mes stuhisë anti-kushtetuese.

Një debat i fortë ka plasur për kapjen e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht jashtë vëmendjes së mediave dhe ndërkombëtarëve. Gjykata Kushtetuese e cila gjatë këtij viti ka dhënë disa vendime historike duke përballuar presionin politik po përballet me “operacionin fshesa” e cila mund sjellë pasoja shtetrore. A po sulmohet juridikisht apo politikisht kryetarja e Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata e Lartë sapo ka krijuar një preçedent me pasoja për pavarësinë e institucioneve Kushtetuese. Dje Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçe është detyruar ti drejtohet Komisionit Venecias për të interpretuar Vendimin e Gjykatës Lartë për zëvendësimin e saj para afatit të përcaktuar në Kushtetutë. Gjyqtarja Holta Zaçaj ka filluar të ushtrojë detyrën si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datën 25 Janar 2023 dhe ka pasuar në detyrë gjyqtaren Vitore Tusha, e cila e kishte përfunduar detyrën si gjyqtare kushtetuese në datën 10 Mars 2017.

Në bazë të Neni 129 të Kushtetutës Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës. Qartazi Holta Zaçe e ka filluar ushtrimin e mandatit të saj në ditën e betimit dhe jo para saj. Ndërkohë përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet me një të tretën e saj, sipas procedurës së përcaktuar me ligj.

Neni 179/3. i Kushtetutës me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin, të cilit i mbaron mandati në vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.

Përfshirja në mandat e vitit 2025 është sa rregulluese por edhe shteruese në interpretim ligjor sepse nënkupton ushtrimin e mandatit nga Holta Zaçe gjatë gjithë vitit 2025 dhe jo ndërprerjen në dy muajt e parë. Mandati i gjyqtares Holta Zaçaj rregullohet nga neni 179, pika 3,i Kushtetutës, i cili parashikon se me qëllim përtëritjen e rregullt të përbërjes së Gjykatës Kushtetuese, gjyqtari që do të zëvendësojë gjyqtarin të cilit i mbaron mandati në vitin vitin 2017, do të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2025.

Duke qenë se, as dispozita kushtetuese, për rrjedhojë as vendimi i Gjykatës së Lartë për zgjedhjen në detyrë të gjyqtares kushtetuese, nuk ka një datë të përcaktuar për përfundimin e kësaj detyre, bazuar në rregullat e përgjithshme juridike për llogaritjen e afateve, si afat fundor i ushtrimit të detyrës do të duhet të konsiderohet fundi i vitit 2025.

Data e përfundimit të detyrës së gjyqtarit paraardhës, në rastet kur ai ka përfunduar mandatin e plotë, nuk referohet nga Kushtetuta apo ligji si një ngjarje juridike, e cila përcakton edhe përfundimin e mandatit të gjyqtarit pasues. Edhe në praktikën institucionale nuk rezulton të jetë zbatuar një rregull i tillë në përcaktimin e datës së përfundimit të ushtrimit të detyrës së gjyqtarëve kushtetues.

Për rrjedhojë, data 10 Mars 2017, që i referohet datës në të cilën gjyqtarja Vitore Tusha ka mbaruar detyrën e saj, nuk është përcaktuese për përfundimin e detyrës së znj. Holta Zaçaj si gjyqtare pasuese. Holta Zaçe nuk ka marrë gjysëm mandati të paplotësuar nga Vitore Tusha pasi kjo e fundit e mbarojë mandatin e plotë.

Qëlllimi i “pushtuesve” të Gjykatës Kushtetuese nuk është vetëm largimi Holtës por edhe i dy gjyqyarëve të tjerë Ilir Toska dhe Sandër Beci duke ia shkurtuar mandatin me të njëjtën praktikë.
Gjykata e Lartë nuk ka asnjë referencë ligjore se kur i mbaron mandati tre gjytarve, Zaçe, Toska dhe Beci. Në këto kushte zbatohen parimet e përgjithshme që kur nuk ka një datë, afati përfundon në 31 dhjetor të vitit të parashikuar nga Kushtetuta.

Holta Zaçe duhet ta ushtrojë mandatin e saj gjatë gjithë vitit pavarsisht se opozita dhe qeveria nuk e duan. Çështja është a do heshti SHBA, për puçin që po ndodh në majën e drejtësisë dhe pikërisht në tentativën për të larguar njeriun më pro amerikan të mbështetur aq shumë prej tyre?

Holta Zaçe Kreshnik Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.