TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Kush ishte kryeministri një ditor i Shqipërisë?

23:49 / February 1, 2023

Shkrirja e Gjykatave të Apelit/ Naureda Llagami: Puna do jetë më efiçente

23:40 / February 1, 2023

9 produkte që mund t’ju japin më shumë energji

23:33 / February 1, 2023

Kupa e Gjermanisë rikthen Bayern Munchen te fitorja, kalon edhe Leipzig

23:23 / February 1, 2023

Puthja ndodhi, por njerëzit kanë një shqetësim

23:17 / February 1, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Pse LSI nuk u shkri dot në Partinë e Lirisë? 

20:11 / January 6, 20234 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Lëvizja Socialiste për Integrim, një nga partitë më të anatemuara në Shqipëri si “gjobëvënse” ndaj dy partive të mëdha PD e PS, mbijetoi dhe më pas u shtua bazuar në lidera të fuqishëm lokal. Duke qenë parti atipike, jo ideologjike, por bazuar mbi pragmatizmin ndaj pushtetit, ajo u fuqizua në pirutetat e saj të kalimit nga aleate e PD tek PS, duke rritur dhe forcuar faktorët e saj lokalë.

Falë këtyre piruetave, këta liderë lokalë u bënë të rëndësishëm për të dy palët, duke shmangur kostumin idelogjik dhe duke u bazuar vetëm tek mundësia për punësime dhe përfshirje në pushtet.

Kështu LSI u bë e famshme nga Saranda në Shkodër, jo për shkak të Ilir Metës apo Monikës, por faktorëve lokalë.

Në Sarandë, LSI u mbështet tek një grup i fuqishëm biznesi, Balilaj, pesha dhe autoriteti i të cilëve në zonë ka qenë i rëndësishëm. Përpara se LSI të lidhej me Balilaj, kishte 150 vota në Delvinë dhe Sarandë dhe pas lidhjes me ta ajo u bë partia e dytë në zonën Sarandë- Delvinë.

Pavarësisht amplifikimit që ju bë Balilajve si grup i lidhur me drogën për shkak të historisë së një prej pjestareve të familjes, pasuria e tyre dhe fuqia lokale nuk ka pasur bazë trafikun e drogës, por bizneset e sigurisë dhe investimet në shërbime turistike.

Pas goditjes politike që pësuan nga burgosja e një pjesëtari të familjes dhe demonizimit të tyre prej Berishës, ata u shkëputën prej LSI, duke mbajtur me të lidhje thjesht njerëzore. Suksesi i Berishës për t’i ndarë nga Meta buronte nga historiku i mëparshëm i tyre si ish- mbështetës të PD, që ua kishte marrë LSI.

LSI po ashtu u bë e rëndësishme në Gjirokastër me Vangjel Tavon, një socialist race, i cili për shkak të konflikteve lokale me ish- kryetarin e Bashkisë Gjirokastër pas vitit 2009, e pa më me leverdi futjen në LSI dhe përfshirjen në qeveri, duke u bërë ministër i Shëndetësisë.

Falë fuqisë së tij në biznes, dhe fuqizimit që pati si faktor politik duke qenë i shtrirë në gjithë qarkun, ai arriti të ruante peshën e një elektorati të mjaftueshëm për më shumë se një deputet deri më 2017.

Ai kishte një rrjet kapilar votuesish në gjithë qarkun dhe kishte krijuar mitin e një deputeti shembullor, i cili gati i kishte votat personale. Pas bojkotit të parlamentit, ku Tavo ishte dukshëm kundër, ai u ftoh me LSI dhe së fundmi duket se refuzoi t’i bashkëngjitet Partisë së Lirisë së Ilir Metës.

Një tjetër faktor i fuqishëm elektoral i LSI ishte Berati, me dy figura politike, Gledon Rehovica dhe Nasip Naço. Të dy këta personazhe u larguan nga LSI pak nga pak pas bojkotit të vitit 2019 dhe më 2021 Naço kandidoi për Partinë Socialiste, ndërsa Rehovica duket se qe një mbështetës në hije i saj.

Në Durrës po ashtu LSI ishte e mbështetur tek familja Koka, duke pasur aktorë kryesor Lefter Kokën dhe vëllain e tij, si dhe rrjetin e tyre elektoral në qarkun e Durrësit.

Për shkak të konflikteve të vazhdueshme në kohën që Koka ishte ministër i Mjedisit, për shkak ndoshta dhe të presioneve për favore financiare në adresë të partisë, Koka dhe Meta u ftohën dhe ai nuk ju bashkua bojkotit të LSI më 2019.

Pas kësaj ai u bë deputet i PS në zgjedhje e vitit 2021, çka u pasua me denoncim nga LSI për aferën e inceneratorëve, duke përfunduar në burg.

Kjo ka shkatërruar tërësisht bazën elektorale të LSI në Durrës dhe ka ngjizur një armiqësi dhe familjare mes Metës dhe Kokës, çka disa ditë më parë në Lalëz, Meta për pak përfundoi në rrahje fizike prej vëllait të tij.

Goditja më e fundit fatale e LSI ishte në Shkodër javën që shkoi, me largimin e Agron Çelës. Çela është nga politikanët lokalë, me vota të fiksuara për gati afërsisht dy mandate prej vitit 2009, duke e ruajtur dhe përmirësuar rezultatin, pavarësisht pirueteve të LSI. Në disa nga lëvizjet e LSI kundër Ramës, ai ka qenë i distancuar, por ka qenë luajal më LSI. Lëvizja e fundit e LSI drejt Partisë së Lirisë duket që as atë nuk e ka ngrohur, duke u larguar prej tyre dhe duke ju bashkuar PS.

Gjeografia e defaktorizmit të LSI nga Saranda në Shkodër në të vërtetë është gjeografia e vdekjes së LSI, e cila nuk arriti dot të shkrihej tek parti e re e Ilir Metës. Tani në vend të këtyre faktorëve, të cilët i sillnin LSI 80 per qind të votave, tani votat pritet t’i mbledhin aktorë si Agim Neshua, Petraq Milua, Tedi Blushi dhe Brahimallari. Të katërt bashkë, duke llogaritur dhe Metën, nuk kanë vota sa një prej këtyre që i ka ikur.  

Mero Baze Partinë e Lirisë
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Brisida Shehaj: Porti i Durrësit, mungesë totale transparence

22:45 / February 1, 2023

Delegacioni i BE-së thirrje Beogradit dhe Prishtinës: Shmangni tensionet!

22:31 / February 1, 2023

Berisha nga ithtar i “bashkimit”, në ithtar të vulës

21:00 / February 1, 2023

Noka kërkon dorëheqjen e Ramës: Duhet të japë llogari për aferën antishqiptare me McGonigal

19:53 / February 1, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Shkrirja e Gjykatave të Apelit/ Naureda Llagami: Puna do jetë më efiçente

23:40 / February 1, 2023

Berisha s’shkon dot, Bylykbashi e Këlliçi takime në kongresin Amerikan: U fol për “McGonigal” dhe përpjekjet për të zhdukur opozitën në Shqipëri

21:50 / February 1, 2023

U përfol se Ervis Martinaj ka kryer operacione plastike për të ndryshuar pamje, Artan Hoxha “zbulon” të vërtetën

21:40 / February 1, 2023

“Dasëm” në BBV, “martohen” Luizi dhe Kiara, më në fund puthja e shumëpritur

20:43 / February 1, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Kush ishte kryeministri një ditor i Shqipërisë?

23:49 / February 1, 2023

Shkrirja e Gjykatave të Apelit/ Naureda Llagami: Puna do jetë më efiçente

23:40 / February 1, 2023

9 produkte që mund t’ju japin më shumë energji

23:33 / February 1, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.