Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Pse ma kape djalin? Ça të bëri djali, që ma kape?”

20:57 / October 1, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shkolla 9 Vjeçare Azem Hajdari Paskuqan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin investigativ  “Stop” në Tv Klan janë ankuar disa prindër, të cilët akuzojnë mësuesen e fizikës në shkollën “Azem Hajdari”, se ka goditur fizikisht të paktën 10 nxënës.

Prindërit thonë se arsyeja e vetme që ka ndodhur rrahja është së nxënësve u është kërkuar nga mësuese Elona të nxjerrin librat e fizikës në ditën që ata nuk kanë patur fizikë në program.

“Stop” regjistroi edhe një bisedë mes mësueses dhe një prindi.

Mësuese Elona: Prit një sekondë! Çfarë i thashë Erdës unë?

Prindi: Në momentin, që e ke rrahur moj zonjë, në momentin, që e ke rrahur, i ke thënë: “Çfarë note do dhe mos fol”?

Mësuese Elona: Jo çfarë note do.

Prindi: Pse i dhe librin, pse i dhe librin? E kishte tjetër kush.

Mësuese Elona: Hallin e librit kishe ti?

Prindi: Jo! Moj, nuk lejoj.

Mësuese Elona: Pse s’lejohet?

Prindi: Moj! Nuk lejoj njeri, që t’më ofendojë çunin në orar të mësimit.

Mësuese Elona: T’i jap librin Erdës? Pse s’lejohet?!

Nxënësi: Po e kishte tjetërkush. Pse ia more?

Mësuese Elona: Po ça halli kishe ti te libri? E doje ti?

Nxënësi: Jo!

Mësuese Elona: Po këtu po del, që e doje ti, pse ia dhashë Erdës.

Prindi: Pse ma kape djalin? Ça të bëri djali, që ma kape? Ça të bëri djali, që ma kape për bluze?

Mësuese Elona: Nuk mbaj mend, që ta kem kapur. Më fal mua! Nuk mbaj mend. Më fal mua 100 herë!

Prindi: Kur nuk ke kujtesë, moj motër, rri në shtëpi! Kur nuk ke memorie, rri në shtëpi!

Mësuese Elona: Kujtesë? Unë të rri në shtëpi?

Prindi: Po! Kur nuk e ke kujtesën.

Mësuese Elona: Po kur gënjen ky, unë pse të rri në shtëpi? Mbyllkam sytë kështu! Pse injorante jam unë?

Prindi: Moj, ti e di vetë se ça je, por ti më dëgjo. Unë do të pyes të gjithë fëmijët dhe prindërit, se ca i kam lajmëruar. Ti nuk ma bën mua, kush notë?

Mësuese Elona: Moj, po.

Prindi: Në momentin, që ka rrahur gocën, i ka thënë te veshi. Ça note do ti, që mos të tregojë?

Mësuese Elona: Ça note do ti? Ma sill një çikë Erdën këtu!

Nxënësi: Ja do shkojmë te klasa!

Prindi: Moj, nuk e lej me kaq! Moj zonjë, dëgjo! Moj zonjë.

Mësuese Elona: I thashë Erdës: “Erda urdhëro facoletën”!

Drejtoresha: E pse po qante Erda, çfarë halli pati?

Mësuese Elona: E kapa unë pra.

Drejtoresha:  E pse e kape për flokësh, çfarë qenë duke bërë ato nxënës?

Mësuese Elona: Se Erda kishte 4 orë mësimi, që qeshte…

Nxënësi: Nuk ka qesh.

Mësuese Elona: E mo boll ti, po të dëgjoj unë ty po të dëgjoj. Ti pse s’më dëgjon mua?

Prindi: Ej…ej…,me fëmijën tim avash ti, se e kam rritur unë!

Drejtoresha: Elona të lutem shumë!

Prindi:  Kur ti bën kështu në syrin tim, imagjinoje çfarë bën pas krahëve!

Drejtoresha: Elona! Të lutem shumë!

Prindi: Lajmëroje policinë pak në telefon!/tvklan

Mësuese Elona
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SPAK çon për gjykim grupin e akuzuar për trafikim emigrantësh, GJKKO jep dënimet për 29 të pandehur

16:24 / August 3, 2026

Sherri për një vajzë i merr jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori, e goditi 3 herë me thikë në fyt

15:20 / August 3, 2026

Lejoi një 12-vjeçar të drejtonte Jet Ski në Dhërmi, gjobitet pronari dhe bllokohet mjeti

17:39 / August 2, 2026

I dënuari me 6 vite burg për trafik droge, kapet në Durrës 50 vjeçari, pritet të ekstradohet në Itali 

11:51 / August 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.