Përparim Seati ka ndërruar jetë. Ai u plagos me thikë paraditen e sotme, nga 31-vjeçari që është aktualisht në pranga.
Ngjarja
Një sherr mes fqinjësh ka ndodhur në Patos që ka përfunduar me plagosjen e një prej tyre. Sherri mësohet të ketë filluar nga një prej tyre i cili i është drejtuar tjetrit me fjalët ‘’pse më sheh ashtu’’, teksa ka qenë 31- vjeçari Sali që ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur Seatin.
Ndërsa Alionid Sali u arrestua 6 orë më pas në një fshat të Mallakastrës pasi u largua me automjetin ‘Benz’.
