Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Pse ndodh dhe kur duhet të shqetësoheni për dhimbjen e shtyllës kurrizore

19:28 / May 27, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shtylla kurrizore
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dhimbja e shpinës që shfaqet gjatë natës zakonisht është rezultat i qëndrimit jo korrekt të trupit gjatë ditës ose gjatë gjumit.

Këtu përfshihet edhe veshja e takave të larta ditën, ose përdorimi i një dysheku tepër të butë ose tepër të fortë gjatë natës.

Megjithatë, dhimbja e papritur e shpinës gjatë natës mund të tregojë një sërë problemesh ose shqetësimesh serioze shëndetësore.

Shkaqet e mundshme të dhimbjes së shpinës
Dysheku i gabuar:
Nëse ju dhemb shpina sa herë që çoheni natën, atëherë fajin e ka dysheku. Kur ai është tepër i butë ose shumë i fortë, dysheku mund të jetë shumë problematik për kurrizin tuaj. Dysheku i butë nuk i ofron shpinës mbështetjen e duhur dhe pengon qetësimin e muskujve.

Pozicioni i fjetjes:
Nëse flini me shpinën në dyshek, atëherë mbani nën gjunjë një jastëk për t’i dhënë shpinës mbështetjen e duhur. Nëse flini përmbys, përpiquni të mbani një jastëk të sheshtë në pjesën e legenit dhe një po aq të sheshtë për kokën. Nëse flini në anë, atëherë mbani jastëk mes gjunjëve ndërkohë që njërën këmbë e mbani të peshuar në të. Shpina kështu do jetë më pak e stresuar.

Qëndrimi i gabuar gjatë ditës:
Qëndrimi i keq në tryezë, kërrusja përpara kompjuterit ndryshon dalëngadalë të gjithë strukturën e trupit, duke u shoqëruar me dhimbje. Mundohuni të qëndroni drejt që të shmangni dhimbjet. Shpatullat nuk duhen tendosur, këmbët duhen mbështetur në dysheme ndërkohë që shpina duhet të qëndrojë drejt.

Duhet të lëvizni çdo një orë dhe të kryeni shtendosje të herëpashershme të trupit.

Takat e larta:
Takat e larta shkaktojnë probleme me ligamentet e këmbëve dhe kanë tendencën ta kërrusin trupin e një gruaje. Për shkak të takave, dhimbjet e shpinës tek një grua janë të forta. Mundohuni t’i mbani vetëm në rastet kur e keni të nevojshme.

Shtatzania:
Dhimbja e shpinës është shumë e përhapur tek gratë shtatzëna. Ajo shkaktohet nga zgjerimi i zonës së legenit gjë që pasohet me vështirësi në furnizimin e dobët të zemrës me gjak të oksigjenuar. Gratë shtatzëna këshillohen të flenë në anën e majtë.

Gurët në veshka:
Akumulimi i gurëve në veshka shkakton dhimbje të shpinës sidomos gjatë natës dhe herët në mëngjes. Kjo ndodh sepse gurët në veshka vështirësojnë urinimin dhe shtojnë presionin në organizëm.

Tumoret:
Dhimbja e shpinës, e cila ka një pikënisje jo të qartë, mund të jetë simptomë e një tumori në disa prej organeve të brendshme si për shembull pankreasi, zorra e trashë, vezoret dhe mitra. Shqetësimi është konkret kur dhimbja nuk largohet pavarësisht medikamenteve qetësuese.

Këshillohet një vizitë te mjeku nëse shqetësimi vazhdon gjatë.

Grupmoshat më të rrezikuara:
Grupi më i rrezikuar janë meshkujt e moshës 40 dhe 60 vjeç the femrat 30 dhe 65 vjeç. Ekzistojnë disa metoda të trajtimit të dhimbjes në pjesën e poshtme të shtyllës kurrizore si barnat, terapia etj./ AgroWeb

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.