Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Pse nuk e zbatoni vendimin e Gjykatës? Berisha: Nëse unë e bëj këtë, këtij vendi për dekada…

21:40 / December 14, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SALI BERISHA 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pyetja e parë që gazetari Blendi Fevziu i drejtoi ish-kryeministrit Sali Berisha kishte të bënte pikërisht me çështjen më të bujshme të momentit, kërkesa e SPAK për “arrest shtëpie” për kryedemokratin. Por fillimisht, Struktura e Posaçme i ka kërkuar Parlamentit t’i heqë imunitetin si deputet që më pas ai të përballet me drejtësinë.

Berisha, ashtu si herët e shkuara e cilësoi një akt të turpshëm dhe “puç” ndaj tij e opozitës. Ai u shpreh se nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës për t’u paraqitur, pasi është në shkelje të Kushtetutës.

Sali Berisha: Nuk ka asgjë të re, në kuptimin që ky është një diktaturë bande e cila nuk njeh Kushtetutë dhe ligj. Vendimi i paraqitur nga skapistët e partisë në parlament është një akt i turpshëm, i pashembullt në historinë e një vendi.

-A do të arrestoheni apo jo?

Sali Berisha: Nuk kanë shkuar në Parlament për të kërkuar siç thotë rregullorja, siç është Kushtetuta, autorizimin për kufizimin tim të lirisë, por kanë shkuar për të rënduar masat të cilat i vendosën në mënyrë antikushtetuese.

-Ata pretendojnë se vendimet kanë kaluar në dy gjykata.

Sali Berisha: Jo, jo. Ishte vendimmarje e mirëfilltë nga gjykata e pushtetit të parlamentit. Nëse Kushtetuta parashikon se nuk mund të hiqet liria në asnjë lloj forme pa marrë autorizimin e Kuvendit dhe askush s’mund të ndalohet pa lëviz lirshëm jashtë shtetit. Këto dy nene.

-Kjo është një çështjë që Parlamenti duhet ta ngrejë në Gjykatë Kushtetuese.

Sali Berisha: Nëse tjetrit i thuhet se nuk lejohet të dalë jashtë shtetit, përsërit aktin e Putin ndaj Navalny-t.

Andi Tela: Është shkelje e Kushtetutës, por…

Sali Berisha: E ka nenin 38, shumë specifik.

Andi Tela: Por është në kuadrin e një kërkese që ka bërë SPAK, pavarësisht se ka bërë shpjegimin, ka marrë një vendim, Shkalla e dytë e Apelit e ka vendosur që vendimi është në fuqi, ndryshe nga unë apo të tjerët, ju jen in ë pozitën që duhet të zbatoni vendimin e Gjykatës, ju gaboni në momentin që nuk i bindeni këtij vendimi. Në momentin që nuk zbatohet ju përsërisni një gabim.

-Ju jeni deputet, ish-kryeministër, ish president i këtij vendi.

Sali Berisha: Nëse unë zbatoj atë vendim, unë bëhem pjesë…Nuk e pranoj kurrë shkruarjen e Kushtetutës në tavolinat e prokurorit apo gjykatësit. Ju jeni gabim, pse? Ju predikoni të krijohet një nga precedentët më të rrezikshëm për të sotshmen dhe të ardhmen e vendit.

-Për momentin duhet të zbatoni vendimin…Ju do merrni një ftesë për të qenë në komision më 18 Dhjetor, si do veproni?

Sali Berisha: Nuk legjitimoj kurrë një akt të marrjes së pushtetit nga gjykatës e prokurorë për llogari të Edi Ramës.

-Është vendim, ky i juaji është koment.

Sali Berisha: Jeni gabim mor zotërinj! Nëse unë e bëj këtë, këtij vendi për dekada…Nëse unë do krijoja precedentin, i jepja mundësi çdo autokrati të eliminonte kundërshtarin politik. Unë nuk po zbatoj një vendim që është pjesë e një puci shteti brenda shtetit. Është atentat i rëndë ndaj rendit kushtetues.

-Kush e përcakton që është puç, shko në GJK dhe thuaje!

Sali Berisha: Kam ndjekur shkallët e gjykatës për të treguar që me gjithë situatën ekzistuese nuk pranoj të jem në një shoqëri parashtetërore. Kanë kërkuar dorëheqjen e gjyqtares.

Berisha Gjykata vendimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.