Ky është qyteti ku 62% e banorëve jetojnë nën minimumin jetik dhe duan të largohen. Nuk flasim për në Shqipëri, po për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qyteti quhet Escobares, dhe ndodhet në Teksas. Drejtuesi i kufirit SHBA-Meksikë thotë se qyteti përballet me krimin dhe papunësinë. Megjithatë zyrtarët lokalë thonë se po përpiqen shumë të nxjerrin Escobare nga varfëria.
Pjesa më e madhe e tyre janë hispanikë duke qenë se qyteti ndodhet shumë afër kufirit. Një i ri rrëfen se punon si punëtor i plehrave por nuk i vjen turp për këtë punë.
Drejtuesi i Escobar, vend i cili u bë qytet në 2005 thotë se ëndrra më e madhe është të tërheqë investitorë për të punësuar banorët e zonës.
