Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Pse refuzoi të kandidonte për deputet dhe ‘lufta’ me Ramën, Dritan Leli flet për marrëdhënien me kryeministrin

13:56 / December 2, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Dritan Leli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli në një lidhje live për emisionin “Breking” në Top News, u pyet për marrëdhëniet e tij me kryeministrin Edi Rama dhe Damian Gjiknurin.

Leli iu shmang një përgjigje direkte për marrëdhënien personale me shefin e qeverisë, por shtoi se për punët e qytetit “marrëdhëniet janë të shkëlqyera”

Por pse nuk pranoi propozimin e Edi Ramës për të kandiduar për deputet? Kryebashkiaku i Vlorës iu shmang sërish pyetjes, duke thënë se nuk është koha për të folur për këtë temë.

Nga ana tjetër, Leli vlerësoi dy projektet, portin dhe aeroportin, si strategjike për Vlorën, edhe pse tha se nuk kishte dijeni për investitorët.

Kryebashkiaku i Vlorës theksoi më tej do të vazhdojë puna për pastrimin e territorit.

“Ne jemi çdo ditë në pastrim. Në maj kemi fituar një projekt me bashkinë e Milanos për Zonën e Zvernecit. 100 njerëz kanë punuar çdo ditë për heqjen e inerteve. Tani vazhdon aksioni në pyllin e Sodës. Lufta me inertet do të kërkojë kohë dhe shumë para. Do të marrim masa për të ndaluar ndotjen e mëtejshme. Jemi të mobilizuar, por kërkohet mbështetja e të gjithëve. Kjo nuk është diçka që bëhet me aksion por me punë të përditshme. Ne kemi 200 punonjës që merren me këtë punë, por qyetarët janë 200 mijë. Bashkë mund ta fitojmë këtë betejë. Do vazhdojmë sensibilizimin e qytetarëve që të tregohen të përgjegjshëm, të mos hedhin mbeturina jashtë koshave”, u shpreh Dritan Leli.

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar shpesh kryebashkiakun e Vlorës, që pas refuzimit të këtij të fundit, për të hequr dorë nga bashkia dhe për t’iu bashkuar garës për zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Në disa takime që ka zhvilluar në Vlorë, Rama e ka shmangur plotësisht Lelin, ndërsa bashkë me punonjësit e ka quajtur “të vdekur”.

Pjesë nga biseda:

Si është raporti juaj me Ramën dhe Gjiknurin?

Leli: Kam marrëdhënie të shkëlqyera. Jemi një skuadër për të bërë më të mirën.

Aeroporti dhe porti?

Leli: Jam mbëshetës i fuqishëm i ndryshimeve. Mbështes aeroportin e Vlorës. Me vendosjen e aeroportit, do të kemi ndryshimi epokal të ofertës turistike. Projekti i portit të jahteve do të ndryshojë turizmin.

I njihni investirorët?

Leli: Informacionet për investitoret vijnë çdo ditë, por për momentin jo. Nuk kam informacion për investitorët.

Pse nuk pranove për deputet, më mirë kryebashkiak?

Leli: Për ato do jetë një moment tjetër që do të flasim. Sot jemi fokusuar tek pastrimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Territorialja”/ Këshilli Bashkiak Elbasan jep “Ok” bashkimit me Cërrikun dhe Belshin

20:40 / September 24, 2026

Kryeministri Edi Rama nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

20:20 / September 24, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, Hoxha takohet në New York me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar

15:49 / September 23, 2026

Reforma territoriale në Kuvend/ Drafti prezantohet në komisionin e ligjeve

15:28 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.