Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Pse rrezikohet Olsi Rama”/ Gazmend Bardhi zbardh pronësinë e “Lincolni”-t të blinduar ku hipi Rama: OFL-ja të ndalojë të vëllanë, po “parandalon” plumbat (Video)

21:39 / February 11, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një status në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky automjet është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi me targa ‘AA 003 GB’ i Saimir Tahirit, me të cilin sipas tij, lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi është shprehur se makina e blinduar e llojit “Lincoln”, me të cilën kryeministri Edi Rama u largua nga kryesia e Partisë Socialiste pasi në të njëjtën zonë u arrestua i armatosur Vladimir Gjuta është në pronësi të Olsi Ramës. Në një status në rrjetet sociale, Bardhi shprehet se ky automjet është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi me targa ‘AA 003 GB’ i Saimir Tahirit, me të cilin sipas tij, lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve.

Në kuadër të aksionit të nisur nga Operacioni Forca e Ligjit, Bardhi nge pyetjen se përse nuk është ndaluar verifikim edhe ‘Lincolni’ i blinduar i Olsi Ramës, dhe se çfarë e rrezikon vëllanë e kryeministrit që përdor një makinë të blinduar që është ndërtuar për të përballuar plumbat?!

“Çfarë fshihet pas TR 0370 T?! Edi Rama lëvizi dje me një fuoristradë të blinduar private, në shkelje të shumë rregullave shtetërore. Makina private, “Lincoln” e blinduar, me targën TR 0370 T, me të cilin u largua Rama nga Partia Socialiste është automjeti privat i Olsi Ramës. Si i tillë, automjeti është i paprekshëm nga Policia, njësoj si Audi AA 003 GB i Saimir Tahirit, me të cilin lëviznin lirshëm trafikantët e drogës të bandës së Habilajve. Duke qenë se OFL e Edi Ramës po mburret me ndalimin e mjeteve të blinduara, pse nuk e ndalon për verifikim edhe Lincolnin e blinduar të Olsi Ramës, që përdoret në shkelje të ligjit nga i vëllai Kryeministër? Ndërsa Edi dhe Olsi Rama duhet të japin vetë përgjigje për një pyetje të thjeshtë: Në çfarë aferash është përfshirë dhe çfarë e rrezikon Olsi Ramën, që është detyruar të përdorë një makinë të blinduar, e ndërtuar për të përballuar plumbat?!”– shkruan Bardhi teksa publikon edhe momentin e levizjes se Ramës me makinën në fjalë.

Vladimir Gjuta ra në pranga i armatosur. 40-vjeçari u pikas me një pistoletë gati për të qëlluar dhe 120 mijë euro me vete. Pas kësaj ngjarjeje, Garda rriti sigurinë për kryeministrin Edi Rama, të cilin e largoi nga selia me “Lincoln” të blinduar. 

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221463761973162/?t=1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026

Berisha publikon mesazhin e qytetarit dixhital: Dokumenti “Besa” i kryeministrit është bërë me Inteligjencë Artificiale

15:40 / August 16, 2026

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.