TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

DiCaprio takon Gigi-n me prindërit e tij

23:58 / June 8, 2023

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 2023

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 2023

Karim Benzema mbret në Jeddah, kështu nuk pritën as Cristiano Ronaldon

23:27 / June 8, 2023

Ministrat e Brendshëm të BE-së takohen për të diskutuar planin e emigracionit/ Scholz diskutime private me Melonin

23:19 / June 8, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Pse shqiptarët kanë kaq mllef dhe urrejtje në rrjetet sociale?

14:29 / April 2, 20233 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Kreshnik Spahiu

Dikur kishim 4 politikanë. Pasi u krijua Facebook-u kemi 4 milionë. Rrjetet sociale janë shndërruar në një karaoke politike, sociale, historike, artistike etj. Aq aktivë janë populli në rrjetet sociale sa jemi shndërruar i vetmi vend në planet ku: “Populli merret me politikë dhe politikanët merren me biznes”.

Deri këtu nuk ka asnjë gjë të keqe përkundrazi, është mirë që populli kritikon. Madje shpesh lexon analiza më të logjikshme nga populli sesa nga Ilir Meta, i cili s’ka shkruar asnjë analizë në jetën e tij dhe vërtitet në media me një fjalor mediokër ku maksimumi artikulon vetëm 200 fjalë. Gjithsesi problematika qëndron tjetër kund.

Shqiptarët po kalojnë një lajthitje kolektive dhe pasioni patologjik për Facebook, Tik-Tok, Instagram etj.

  • Provoni të kritikoni një kryetar partie dhe do hyni në gjakmarrje me gjysmën e ndjekësve të tij.
  • Provoni të kritikoni një parti dhe do sulmoheni nga gjysma e “miqve” sikur ju ka sharë nënën dhe motrën.
  • Provoni të kritikoni Ronaldon apo Messin dhe do merrni mallkime të përjetshme
  • Provoni të shkruani një mesazh kundër Luizit apo Kiarës dhe do merrni dhjetëra kërcënime me vdekje.
    Lista është aq e gjatë sa njerëzit vetëm shajnë dhe ofendojnë çdo kënd.
  • Pesimizëm apo depresion?
  • Zhgënjim apo mungesë shprese?
  • Mungesë shkollimi apo edukatë familjare?
  • Origjinë provinciale apo gjenetikë kombëtarë?
  • Injorancë apo ligësi? Të gjitha ndoshta nga pak, por kjo s’ka rëndësi.

Ajo çfarë mund të nënvizojmë është që ky mllef i shqiptarëve është i paparë në gjithë Europën. Asnjë komb europian nuk rebelohet me veten në rrjetet sociale. Banaliteti shqiptarë është universal. 99% e komentuesve shajnë çdo kënd pa harruar se janë vetë pjesë e këtij populli. Ata vjellin vrerë ndaj çdo kujt si të korruptuar, te inkriminuar apo imoral. Ata shajnë çdo kënd:

  • politikanët kanë vjedhur
  • gjyqtarët janë korruptuar
  • policët janë inkriminuar
  • doganierët janë hajdutë
  • tatimorët janë mashtrues
  • mësuesit marrin ryshfete
  • mjekët grabisin pacientët

Sipas komentuesve çdo kush që punon vjedh. Sipas tyre vetëm ata që janë pa punë janë të “pastër”. Me këtë logjikë i bie që ata që janë të pa korruptuar janë të ndershëm vetëm se nuk i është dhënë mundësia të ishin në një “karrige”. Por kjo është gjysma e të keqes. Me shqiptarët armiqësohesh po kritikove Ronaldon, Luizin, Berishën, Kiarën, Messin, Foltoren, Edi Ramën.

Aq me fanatizëm i mbrojnë sa po guxuat të shkruani mund humbisni edhe miq që i keni 30 vjet që nga fëmijëria. Shajnë, ofendojnë, mallkojnë. Lexoni komentet pas çdo lajmi kur flitet për art, kulturë, sport, shëndetësi, politike. Të gjitha shoqërohen me mijëra komente banale.

Të gjithë shpalosin fjalorin dhe çmendurinë e tyre nga ora 7 e mëngjesit deri 3 të natës sepse këto kohë edhe gjumin e kanë në një orë me Luizin duke demonstruar sa larg nga qytetërimi europian jemi. Shqiptarët heshtin për çmimet, papunësinë, eksodin, varfërinë dhe “lehin” si qen 24 orë për “idhujt” apo “demonët” e ekranit.

Ata kanë heronjtë dhe armiqtë e tyre sureal, që i kanë krijuar nga media apo rrejtët sociale. 3 milion francezë për pensione po djegin Parisin, ndërsa në Shqipëri 3 milion shqiptar po digjen për Luizin.

Kreshnik Spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ata që “vigjilojnë” ndaj Edi Ramës, për Kosovën

20:58 / June 8, 2023

Për kë punon Albin Kurti?

09:42 / June 8, 2023

Berisha ka zgjidhje për bashkimin e PD-së?

09:42 / June 7, 2023

Muri elektoral i Ramës, 800 metra i lartë

20:50 / June 6, 2023
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Artan Hoxha plas deklaratën ‘bombë’: Grupet kriminale në Durrës nuk pyesin për qeverinë, i vënë oligarkut pistoletën te veshi

22:11 / June 8, 2023

Deputeti demokrat zbardh skandalet në kryesi: Na kërkonin votim për votim duke i rënë tavolinave e ofenduar, në 32 vite nuk ka ndodhur kurrë…

22:00 / June 8, 2023

Akuzohet për shpërdorim detyre, Vangjush Dako në paraburgimin e Durrësit, në njëjtin vend ku është Koka e Bllako

21:11 / June 8, 2023

“Po ta kisha përballë do bëja vrasjen më të tmerrshme”/ Flet nëna e 22-vjeçares shqiptare që u gjet e murosur nga i dashuri

20:59 / June 8, 2023
Raporto Tani
Te fundit

DiCaprio takon Gigi-n me prindërit e tij

23:58 / June 8, 2023

“Nuk ke nevojë ta hapësh çantën”, si është transformuar Aeroporti i Rinasit

23:45 / June 8, 2023

Kurti: Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme

23:38 / June 8, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.