Në Prime e së martës në spektaklin “Big Brother VIP Albania”, opinionisti Arbër Hajdari ka sfiduar konkurrenten Sara Gjordeni me një pyetje që ka shkaktuar shumë diskutime. Hajdari ka adresuar aspektin e ndershmërisë dhe hapësirës private të konkurrentëve brenda shtëpisë, duke e pyetur Sarën rreth marrëdhënies së saj të mëparshme jashtë spektaklit.
“Pse nuk ishte Bardhi personi që t’i tregoje për boksierin, por ishte Erjola”, ishte pyetja që Hajdari i drejtoi Gjordenit në një moment kur reflektimi dhe ndjeshmëria ishin tejet të larta. Ai e bëri këtë duke iu referuar një bisede të mëparshme që Sara kishte zhvilluar me Erjolën, ku e kishte zbuluar se ajo kishte një lidhje me një boksier para se të hynte në shtëpinë e BBVA.
Sara e cila tashmë ka krijuar një lidhje të dukshme me reperin Bardhi brenda spektaklit, është përgjigjur me vendosmëri gjatë debatit të martës: “Jam super e ndarë”, duke qartësuar se lidhja e mëparshme nuk ekziston më dhe se ajo është e përqendruar vetëm tek lidhja e saj aktuale me Bardhin. Komentet në rrjete sociale janë kundër Arbër Hajdarit pasi e quajnë një goditje ndaj Sarës, dhe se ai nuk i referohet çfarë sheh brenda në shtëpinë e Big-ut, por se çfarë lexon në rrjete sociale.
”Aman se je bërë bajat o Hajdar me këto komentet e tua pa lidhje, shikoje ndonjëherë bigun o burrë se stë gjen gjë, mos lexo vetëm komentet e Tik-Tokut se le nam me këto ironit e tua”,-është një nga komentet që ka marrë pëlqimin e ndjekësve të Big-ut.
