Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Pse të gjithë duhet të bëjmë dy punë?

15:33 / January 30, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
puna
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Puna juaj e parë është për të ndihmuar të tjerët. Ndërsa puna e dytë është puna juaj aktuale. Sa më i mirë të jesh në punën e parë, më të lehtë e ke punën e dytë.

Kur mendoni për karrierën tuaj në këtë mënyrë, pothuajse çdo gjë ndryshon.

Puna e parë ju ndihmon të vlerësoni lidhjet dhe të përqëndroheni tek të tjerët. Në vend që të mendoni për interesat personale, ju mendoni për interesat e të tjerëve, klientët, kolegët, madje dhe shefit tuaj.

“Si të bëhem më e dobishme?”, bëhet thelbi i veprimeve tuaja. Ju në mënyrë konstante shihni për mënyra të reja për të shtuar vlerat, dhe në këtë proces bëheni më të dobishëm për njerëzit rreth jush.

Për shembull, me klientët, ju bëheni personi që i shërben interesave të tyre, në vend të një tipi të egër dhe agresiv, që gjithmonë u shesin diçka që nuk ju nevojitet.
Ndërsa puna e dytë është ajo që paguheni, ushqeni familjen tuaj, dhe ndiqni agjendën e njeërzve që ju kanë punësuar.

Dhe kjo është ajo ku shumë lloje alutriste dështojnë. Ata janë kaq të etur për të ndihmuar të tjerët, saqë harrojnë dhe vetë agjendën e tyre. Në vend që të organizojnë takimin kritik, përfundojnë duke shpenzuar gjithë mëngjesin duke folur me fqinjët nëse e kanë parë apo jo jnë mace të humbur në lagje.

Ju dëshironi të bëheni të dobishëm, por jo të pashpresë.
Prandaj është shumë e rëndësishme të kuptoni se ju keni dy punë. Puna juaj e dytë ka qëllime konkrete dhe praktike. Ka dhe afate kohore. Ndoshta mund të ketë dhe disa elementë që jo gjithmonë bëjnë sens për ju dhe madje mund tju duken çmenduri. (“Pse shefi më kërkon ti dërgoj raporte çdo të premte në mbrëmje, kur ne takohemi të premten në mëngjes?”)
Vështrimi kritik
Puna e parë nuk krahasohet me punën e dytë.
Puna e parë ju bën më të mirë për punën e dytë.
Ajo ndërton lidhje të forta. Ju lidh më shumë me të tjerët. Ju mëson të keni kujdes ndaj njerëzve dhe botës përreth jush, ju ndihmon të kuptoni se si funksionojnë gjërat në mënyrë të pavarur nga agjenda juaj e ngushtë.

Por…
Kjo ndodh vetëm kur e shihni punën e parë si një punë në të drejtën e saj. Nëse ju ndihmoni vetëm njeërz që mund tju ndihmojnë në punën e dytë, shumë shpejt do të shfaqesh si sipërfaqësor dhe person manipulativ. Ju e dini këtë tip… dikush i etur tju ndihmojë kur të keni një punë të madhe, por që nuk do t’ju hapë telefonin kur ju të kërkoni një punë.

Mos u bëj ai person.
Merri të dyja këto punë seriozisht. Investo energji në mënyrë të barabartë. Ndiqe me pasion punën e parë, edhe pse nuk ju kompenson në para kesh.
Jo çdo vlerësim është financiar. Disa veprime ushqejnë shpirtin, pasurojnë komunitetin tuaj, dhe modelon një sjellje që miqtë, apo familjarët dëshirojnë ta ndjekin.
Ndjehuni krenarë për të dyja punët. Nëse jeni një person me listë detyrash, atëherë bëje këtë listë detyrash për të dyja punët. Në fund të çdo jave, muaji, apo viti analizoni performancën tuaj dhe arritjet në të dy pozicionet.

Nuk mjafton të kesh sukses vetëm në punën që paguan faturat tuaja. Ky është një vizion i ngushtë për arsyen për të cilën jeni në Tokë.

Bruce Kasanoff, – Revista Forbes

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Çfarë fshihet pas lotëve të krokodilit për Thaçin në Tiranë dhe Prishtinë

20:30 / September 21, 2026

Leximi i numrave ose, mjerim opozitar!

17:19 / September 20, 2026

Derisa të jemi kaq të këqinj dhe kundër njëri-tjetrit përballë të huajve…

13:00 / September 20, 2026

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

21:40 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.