Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Pse të gjithë po ankohen për hartat e reja të Google Maps?

15:10 / November 23, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
cabfa04e maps 768x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shumica e përdoruesve të Google Maps janë kundër ndryshimeve që janë vënë në zbatim dhe duan të kthehen në gjendjen e mëparshme. Google Maps ka prezantuar paletën e re të ngjyrave dhe përdoruesit janë mjaft të mërzitur nga ky ndryshim. Edhe pse këto nuk janë ndryshime drastike, ngjyrat e reja të Google Maps i befasuan përdoruesit dhe i bënë ata të ndiheshin jo rehat.

Ka gjithnjë e më shumë postime në Reddit dhe platformën X kundër zgjedhjeve të reja të ngjyrave të Google. Rrugët, të cilat dikur ishin të shënuara me të bardha, tani janë ngjyrë hiri. Ngjyra e kaltër që shënonte zonat me ujë tani është dukshëm më e zbehtë, ndërsa zonat e pyllëzuara janë një e gjelbër më e errët se më parë.

Treguesi i rrugës tani është shumë më i ndritshëm. Përdoruesit konsiderojnë se rrugët tani janë më të vështira për t’u parë në Google Maps, nëse nuk zmadhohen mjaftueshëm. Një nga ankesat më të mëdha është se ngjyrat e reja e bëjnë të vështirë shikimin e detajeve në hartë. Nuk dihet pse Google vendosi të ndryshojë ngjyrat për Maps, por ndoshta komentet e përdoruesve të pakënaqur do ta detyrojnë kompaninë të kthehet në ngjyrat e mëparshme.

Në maj, drejtuesit e Google prezantuan funksionin Immersive View për rrugët i cili mundëson foto navigimi për rrugët e planifikuara. Tani kjo veçori po shpërndahet për përdoruesit në mbarë botën. Kur përdoruesi lëviz në këmbë, me biçikletë, në transportin publik ose me makinë, do të ketë mundësinë të ‘lundrojë’ virtualisht në rrugë dhe të ndjekë pamjet vizuale turn-by-turn që ka zgjedhur. Funksioni do të jetë i disponueshëm për pajisjet iOS dhe Android për Amsterdamin, Barcelonën, Dublinin, Firencen, Las Vegas, Londër, Los Anxhelos, Miami, Nju Jork, Paris, San Francisko. Ndërkaq, rikujtojmë se Porsche do të integrojë Google Maps, Google Assistance dhe aplikacione të tjera nga Google Play në makinat e saj të ardhshme. Vendimi shënon një ndryshim nga një kërkesë që kishte më herët Porsche për të përdorur softuerë nga Google, pasi kjo e fundit kërkoi që të ndaheshin shumë të dhëna.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

WhatsApp sjell funksionin e ri, përdoruesit do të komunikojnë pa zbuluar numrin e telefonit

16:17 / July 1, 2026

Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifikimin e moshës së azilkërkuesve

20:01 / May 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.