Në debatin e shqiptarëve në Britani është përfshirë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Për të, nuk është faji i Britanisë së Madhe pse rinia po ikën Shqipëria, edhe pse Rama thotë ai, vjell vrer pa fre. Por për Metën, shkak është qeverisja e korruptuar. ”Është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t’u hipi gomoneve të shpresës. Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit”,-shkruan Meta.
Postimi i plotë
Shqipëria renditet e para në botë për aplikimet për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas edhe Sirinë. Në Shqipëri, për çdo 1000 banorë kanë aplikuar për azil gati 5 banorë; 2.4 në vendet e Bashkimit Europian dhe 2.6 në Mbretërinë e Bashkuar.
Pse të rinjtë shqiptarë ikin nga Shqipëria si nga asnjë vend tjetër i rajonit nuk është faji i Britanisë së Madhe, siç vjell vrer pa fre Rama.
Është qeverisja e korruptuar 10 vjeçare e Ramës që ka detyruar rininë shqiptare t’u hipi gomoneve të shpresës. Përgjegjësia e shpopullimit të Shqipërisë është e Ramës, ndaj largimi i tij është domosdoshmëri për shpëtimin e vendit.
