Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pse u la në detyrim paraqitje Berisha? Gjykata e Posaçme e Apelit zbardh vendimin

15:08 / January 16, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Posaçme e Apelit ka arsyetuar vendimin që e la me masën e sigurisë detyrim paraqitje Sali Berishën. Gjykata thotë se janë marrë parasysh disa arsye që arritën në përfundimin se masa e sigurisë “arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme.

“Duke marrë parasysh faktin se kërkuesi kishte një vit me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, faktin se moszbatimi i detyrimeve që lidheshin me masës e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore” bazoheshin mbi një alibi për antikushtetuetshmërinë e kësaj mase, të rrezuar tashme nga Gjykata Kushtetuese, moshën dhe rrethana e tjera që kanë qenë në konsideratë të gjyqtarit të hetimeve paraprake, por të vlerësuara tashmë në raport me këto rrethana të tjera, si dhe duke mbajtur në konsideratë faktin që jemi në periudhën para fushatës zgjedhore dhe kërkuesi është konsideruar edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese si lideri i opozitës, ose kryetar i partisë kryesore opozitare, u arrit në përfundimin që masa e sigurimit ”arrest në shtëpi” nuk ishte më e nevojshme”, sqaroi Gjykata.

Gjyqtari i cili dha vendimin ka arsyetuar ndër të tjera se me anë të arrestit të shtëpisë, Berisha ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë për shkak të moszbatimit të masës së mëparshme, që ishte detyrim paraqitje. Në këtë mënyrë ai i ka dhënë edhe një herë mundësinë Berishës që ta respektojë detyrimin që lidhet me masën e re të detyrimit të paraqitjes. Në rast, se kreu i PD nuk zbaton edhe këtë, sipas gjykatës, prokurorisë i lind e drejta të kërkojë sërish zëvendësimin me një masë sigurimi më të rëndë.

“Me anë të kësaj mase (“arrest në shtëpi”) kërkuesi e ka shlyer në një farë mënyre pasojën e dhënë nga dispozitat ligjore për moszbatimin e masës së mëparshme të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, dhe për rrjedhojë kjo masë sigurimi duhej zëvendësuar, duke i’u dhënë edhe një herë mundësia kërkuesit që të respektojë detyrimet qe lidhet me masën e re të sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”. Ne rast se kërkuesi nuk do të zbatojë detyrimet që lidhen me masën e sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, atëherë organi i akuzës do të ketë të drejtën të kërkojë serish zëvendësimin e kësaj mase sigurimi, me një masë sigurimi më të rëndë”, tha gjykata.

Kujtojmë që gjyqtari Engert Pëllumbi vendosi më 3 Janar të këtij viti detyrim paraqitje dy herë në muaj për kreun e opozitës. Për këtë arsye, Berisha u paraqit të hënën e 6 Janarit në SPAK ku firmosi prezencën e tij. Çështja në fjalë u ankimua nga Prokuroria e Posaçme pasi Gjykata e Shkallës së Parë e liroi Berishën pa i dhënë asnjë masë shtrënguese. Berisha qëndroi i izoluar në banesën e tij për 11 muaj, ndërsa e fitoi lirinë më 27 Nëntor 2024. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Gjykata Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.