Ekspertja e ISHP-së, Silva Bino ka bërë të ditur se është ulur transmetimi i virusit dhe kjo falë masave të marra. Shumë njerëz janë kundër kufizimit të lëvizjes për fundjavën por Bino e ka sqaruar edhe këtë masë.
“Java është e rëndësisshme për të kryer të gjitha aktivitetet e biznesit apo të gjitha aktivitete që lidhen me punën, dhe fundjava bëhet për të kufizuar kontaktin, pra distanicmin dhe është një masë e rëndësishme që na lehtëson. Nuk është se virusi shfaqet në fundjavë apo ikën, por ne kufizojmë atë që e quajmë distancimin social. Duke kufizuar kontaktet kjo ndihmon në largimin e sëmundjes dhe ulje të transmetueshmërisë. Prandaj kryhet kjo gjë e cila ka një kufi. Gjatë gjithë kohës që kryen aktivitete që janë të lidhura me punën dhe ekonominë këto po kryhen. Pjesa tjëtër që është e lidhur em akitvite që janë të rëndësishme po janë më tepër argëtuese janë kfuizuar dhe kjo është arsyeja që kryhet kjo gjë”, tha znj. Bino për Nevvs 24.
E pyetur lidhur me vazhdimësinë e këtyre masave, Bino tha se situata po monitorohet dhe se do të ketë dhe relaksime sipas situatës dhe sjelljes së njerëzve.
