Sulmuesi Darwin Nunez është një prej lojtarëve më në zë të këtij sezoni dhe pritet të shihet me shumë interes nëse ai do të largohet diku gjatë merkatos së verës. Ndërkohë, së fundmi, mes shumë klubeve të tjera europiane të cilat interesohen për shërbimet e tij ka hyrë në garë edhe Paris Saint-Germain. Sipas asaj që shkruan “The Atletics”, skuadra pariziene ka kontaktuar me agjentin e tij dhe po merr informacion për të gjitha detajet.
Ky sezon që po shkon drejt përfundimit ka qënë i shkëlqyer për sulmuesin 22-vjeçar, i cili ka arritur shifra të frikshme me ekipin portugez. Një gjë ka bërë që ekipet e mëdha të Evropës të hedhin sytë nga ai. Manchester United është një nga ekipet e interesuara për të, sidomos me ardhjen e teknikut të ri Erik ten Hag, të cilët drejtuesit e klubit mund të plotësojnë dëshirën e tij.
Megjithatë, thuhet se Benfica e vlerëson minimalisht kartonin e Nunez me rreth 70 milionë euro.
