Një nga lojtarët që pëlqehet shumë nga bardhezinjtë, është mbrojtësi i Juventusit, Matia De Shiljo. Italiani nuk është një zgjedhje e parë e Sarrit, kjo edhe për shkak të dëmtimeve që e kanë shoqëruar atë në këtë fillim sezoni.
Kampionët e Francës e duan lojtarin në ekipin e tyre, dhe mendohet se do të ofrojnë rreth 10 milionë euro në merkaton e janarit.
Madje thuhet se francezët janë të gatshëm, të fusin në negociata edhe njërin nga Munir ose Kurzaua, për të marrë shërbimet e De Shiljos.