Jemi në një fazë shumë të nxehtë të merkatos me vetëm 2 javë larg mbylljes. Shumë skuadra janë në kërkim të transfertave për tu kompletuar. Një tjetër lëvizje që do të ishte e bujshme është Gigi Donnarumma tek francezët e Paris Saint Germain që kanë dalë hapur duke shprehur interesin për 20 vjeçarin kuqezi.
Por Milan nuk e lëshon lehtë gardianin e portës. Ata i kanë vendosur një çmim prej 50 milionë eurosh që duket se PSG nuk është dakord. Nëqoftëse ata arrijnë të transferojnë Neymar atëherë me paratë e fituara mund të jenë në gjendje të sjellin në rradhët e tyre Donnarumman.
Milan mendon të rinovojë kontratën me portierin italian nëqoftëse nuk ka një ofertë bindëse nga PSG. Por kontrata e re parashikon uljen e pagesës nga 6 milionë euro në sezon në 4 milionë gjë që është pak e vështirë duke pasur parasysh që pas Donnarummas qendron menaxheri i tij Mino Raiola.