Psikoza nga koronavirusi nuk ka prekur vetëm Italinë, me mësymjen nëpër supermarkete, vjedhjet e maskave dhe xhelit higjienizues në spitale, por në Lituani shkoi më keq.
Në vendin baltik, në fakt, një burrë mbylli gruan në banjë, nga frika se mos ishte infektuar me koronavirusin, pasi takoi një kinez që kishte qenë në Itali. Gruaja, për t’u liruar, i telefonoi policisë, që mbi menjëherë në apartament.
Kur agjentët mbërritën në shtëpi, burri u justifikua duke thënë se e kishte vetëmbyllur në karantinë gruan, pasi konsultoi me telefon mjekun, duke e pyetur për mënyrën më të mirë të parandalimit të përhapjes së virusit.
Pavarësisht zhurmës, situata u mbyll paqësisht. Gruaja nuk e denoncoi të shoqin dhe burri nuk u arrestua. Në çdo rast, për të shuar dyshimet, gruaja iu nënshtrua testit për koronavirusin dhe tamponi rezultoi negativ.