Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohen 10 përgjimet e reja të “Bild”, sërish protagonist Gjiknuri

18:24 / June 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pergjimet 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazeta Bild ka paralajmëruar daljen e 10 përgjimeve të reja pasditen e së enjtes. “BalkanWeb” ka arritur të mësojë se materialet e reja lidhen përsëri me manipulimet e votave në favor të Partisë Socialiste në zonën e Dibrës.

Në përgjimet e kryera nga Prokuroria Shqiptare që pritet të publikohen nga gazetari Peter Tiede, flitet sërish për skemën e organizuar nga Partia Socialiste për të siguruar fitoren në Dibrër. Bisedat zhvillohen mes zyrtarëve të lartë socialiste, drejtuesve të policisë dhe personave të identifikuar si të lidhur me krimin.

Në to flitet sërish për blerjen e votave. Por edhe për shantazhe dhe mbledhjen e kartave të identitetit për votues të njohur si mbështetës të opozitës duke pamundësuar votimin e tyre.

Dialogjet tregojnë implikimin e zyrtarëve të lartë të policisë, të cilët u premtonin bosëve të krimit lehtësira në shkëmbim të angazhimit të tyre në terren në favor të Partisë Socialiste.

Ndërsa në njërën nga bisedat e përgjuara, shefi i komisariatit të Dibrës, Robert Aga i mburret specifikisht ministrit Damian Gjiknuri, në atë kohë shef i shtabit elektoral për Dibrën, se ai bashkë me njerëzit e tij, ka aplikuar një strategji të tijën në mënyrë që PS të fitojë zgjedhjet.

Në 18 qershor BILD, gazeta më e madhe gjermane përmes gazetarit të saj, publikoi 16 përgjime nga ‘Dosja 184’ për zgjedhjet lokale të 11 shtatorit 2016 në Dibër, ndërsa në 5 qershor, Peter Tiede publikoi 6 përgjime që lidheshin me dosjen 339 dhe përfshinin periudhën e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit 2017./BW/

Pergjimet tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyshimet për ndotjen e ujit në Vlorë, drejtori i Ujësjellësit: Nuk i shamngim dot rastet e kontaminimit të ujit

20:59 / November 9, 2026

Haklaj për Berishën: Vrau demokracinë dhe vodhi protestën e ’90-s

19:39 / November 9, 2026

Rama në Paris me ftesë të Macron, pritet në Pallatin Elize

19:21 / November 9, 2026

Begaj dhe homologu italian takohen me kryetarët e të gjitha komunave arbëreshe në Itali: Dëshmi e gjallë e miqësisë së veçantë

15:55 / November 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.