Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Publikohen fotot, si u vra Bardhyl Tusha në burgun e Koridhalos

20:48 / May 30, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bandiol tusha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

CNN-i grek ka publikuar fotot e shenjave të dhunës në trupin e 34-vjeçarit shqiptar Bandiol Tusha alias Bardhyl Tusha, i cili u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Koridhalos në Greqi më 27 Janar 2019.

Vdekja e 34-vjeçarit fillimisht u konsiderua e shkaktuar nga mbidoza. Por pas ekspertizës mjeko-ligjore, u arrit në konkluzionin se Bardhyl Tusha ishte mbytur. Në fotot që ka publikuar CNN-i grek, duken shenjat e dhunës së ushtruar ndaj shqiptarit. Në raportin e mjekut ligjor, evidentohet se viktimës fillimisht i është zënë goja dhe hunda për të mos marrë frymë, e më pas autori i ka vendosur dorën në fyt duke e mbytur.

Sipas mediave greke, Bardhyl Tusha ka qenë pjesë e “Mafies së burgjeve”. Shtypi i Athinës raporton se 34-vjeçari u kishte ofruar strehim dy të dyshuarve për vrasjen e avokatit grek Mixaleis Zafeiropoulos. Për shkak të hetimit kompleks të kësaj dosje, hetuesit dyshojnë se u dha urdhri për vrasjen e Bardhyl Tushës, në mënyrë që ky i fundit të mos fliste.

Disa ditë para se të vritej, në një dëshmi që kishte dhënë për hetuesit, Tusha kishte thënë: “Isha i frikësuar sepse më vendosën në të njëjtin sektor dhe në të njëjtën dhomë ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja, u tregova fotot e tyre. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha”.

Për autoritetet greke, çështja e Bardhyl Tushës konsiderohet vrasje dhe jo vdekje e shkaktuar nga përdorimi i lëndëve narkotike. Hetimet për këtë çështje janë në vijim, megjithatë ende nuk është zbuluar personi që ka kryer krimin.




  • cnn
  • IMG 3211

greke
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy në pranga dhe dy në kërkim për vrasjen e 48-vjeçarit në Gjirokastër

21:18 / October 16, 2026

Zjarr masiv pranë pyllit të Semanit, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

20:49 / October 16, 2026

Polici i plagosur, në gjendje stabël/ Mjekët: Operacioni me sukses, ndodhet në reanimacion

11:51 / October 16, 2026

Tentoi ta godasë me thikë bashkëjetuesen/ Pranga 39-vjeçarit në Shkodër

10:47 / October 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.