Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Publikohen pamjet e plota të vrasjes së Ahmet Toskës, autori person me “ecje atipike”

22:53 / September 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ahmet toska
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë publikuar pamjet e plota të vrasjes së 52-vjeçarit Ahmet Toska në Fier, ngjarje e ndodhur më 26 Tetor 2020 rreth orës 05:45 në lagjen Sheq i Madh. Ngjarja ka ndodhur teksa viktima ka qenë duke shoqëruar bashkëshorten për në punë.

Autori, një person i maskuar dhe që në fytyrë mban një maskë kirurgjikale anti-covid në atë periudhë, është filmuar nga kamerat e sigurisë që bën ecejake nëpër lagje duke pritur 52-vjeçarin që të dilte nga banesa.

Emisioni “Uniko” ka publikuar pamjet e plota të autorit të vrasjes deri në momentin që ai largohet me vrap nga skena e krimit.

Sipas procesverbalit të Prokurorisë së Fierit, autori është shfaqur në vendngjarje rreth orës 05:27 duke lëvizur në akset e rrugës.

Në orën 05:46 ai është fiksuar nga kamera e sigurisë që të largohet me vrap nga vendngjarja.

Në dosjen hetimore konstatohet se autori i dyshuar ka “karakteristika të veçanta në ecje, ecje atipike, që ka të bëjë me pozicionimin e këmbës dhe ecjes që mendohet të ketë probleme”.

Në vendngjarje policia gjeti dhe sekuestroi 4 gëzhoja dhe 1 predhë. Viktima ishte qëlluar katër herë, në kokë dhe në shpatull.

Në Nëntor 2020, policia ndaloi Fatmir Hoxhajn si autor të dyshuar, i cili ishte kthyer nga Italia, banesa e të cilit në Fier ndodhet jo shumë larg vendit ku ndodhi vrasja.

ahmet toska Fier Vrasja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.