Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohen pamjet para rrëmbimit të Renit të Elbasanit (Video)

22:19 / February 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Emisioni ‘Uniko’ nga Spartak Koka në Klan Plus, ka publikuar pamjet ekskluzive të mbrëmjes së 29 Qershorit 2014, ditën kur është parë për herë të fundit në publik këngëtari i tallavasë Renato Hamza, i njohur ndryshe edhe si Reni i Elbasanit.

Ngjarja ndodh pranë qendrës së qytetit të Elbasanit. Ora shënon 20:11 minuta e mbrëmjes të së dielës. Në video shfaqet Indrit Shaqja, i veshur me një bluzë ngjyrë bojëqielli, pantallona xhins të shkurtra, dhe me shapka. Në rrugë takon një kalimtar rastësor, të cilit mesa duket i kërkon informacion për vendndodhjen.

Një minutë më vonë shfaqet një person i dytë, i veshur me rroba të zeza. Ai është identifikuar si Denis Xhija. Në pamje të parë duket sikur të dy këta persona nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, Indrit Shaqja është vazhdimisht në lëvizje dhe po komunikon me shenja në distancë me Renin e Elbasanit, duke i treguar se ku ndodhet.

Në orën 20:12 minuta, shfaqet pikërisht Reni, i cili vjen nga ana tjetër e rrugës. I veshur me shapka, bluzë dhe pantallona të shkurtra, ai shkon drejt Indrit Shaqjas dhe Deniz Xhijës.

Ky është momenti kur Reni dhe Indrit Shaqja shtrëngojnë duart dhe takohen miqësisht, duke nënkuptuar që ata kanë njohje të mëparshme.

Nga veprimet e Indritit, dhe mënyra se si ai tërheq nga qafa Renin, duket sikur kërkon ta prezantojë për herë të parë me mikun e tij, Deniz Xhijën.

Më pas, të tre largohen së bashku në këmbë, dhe sipas dëshmitarëve, Reni është parë të futet me forcë në një automjet duke u larguar në drejtim të paditur. Ky është dhe momenti i fundit kur Renato Hamza u shfaq në publik 6 vite më parë. Që prej asaj kohe, nuk ka asnjë informacion se çfarë ka ndodhur me të. /klanplus

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mali i Zi vijon betejën me flakët, situata kritike në Ulqin, Kotor e 3 bashki të tjera

17:00 / August 16, 2026

I nxori amnistia, rikthehen në burg! Avokatët: Institucionet kanë dështuar në rehabilitimin e të dënuarve

15:56 / August 16, 2026

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga mesazhet mashtruese që përdorin identitetin e bankave

15:21 / August 16, 2026

I dënuar me burg përjetë për vrasjen e Devi Kasmit në 2018, arrestohet në Rumani Aurel Hoxhallari

14:39 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.