Janë bërë publike shifrat e fundit përsa i përket të ifektuarve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar. Në 24 orët e fundit janë shënuar 351 viktima, duke e çuar në 36.393 numrin e përgjithshëm të jetëve të humbura.
Ndërkohë sipas të dhënave së fundmi janë konfirmuar 3,287 raste të reja me koronavirus dhe numri i përgjithshëm i të prekurve ka shkuar në , në 254.195.
Në faqen me të dhënat zyrtare, Britania nuk e raporton numrin e të shëruarve dhe pacientëve në gjendje të rënduar.