Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Publikohet fotoja, ky është 37-vjeçari Nuredin Dumani, dibrani që dyshohet se ekzekutoi Bujar Çelën

16:25 / October 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 5f8071143b65b
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Nuredin Dumani, 37-vjeçari i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Çelës. Ai është një nga ekzekutorët që tashmë është shpallur në kërkim për vrasjen e vëllait të të shumëkërkuarit, Talo Çela. Identifikimi i Dumanit, u bë nga kamerat e sigurisë së lokalit, ku dhe u ekzekutua me tre armë zjarri Bujar Çela.

Dumani është në kërkim prej një viti dhe tashmë, Prokuroria e Elbasanit, ka lëshuar urdhër-arrestin e dytë për 37-vjeçarin, pasi akuzohet dhe për ngjarje të tjera kriminale. Nuredim Dumani, akuzohet se ka marrë pjesë dhe në ekzekutimin e dy vëllezërve në Durrës, Viktor dhe Besmir Haxhia.

Gjithashtu, mbi ‘shpinën e Dumanit’, rëndon dhe akuza për një tjetër vrasje të ndodhur në Durrës, ajo e dy shokëve: Anxhelo Avdiaj dhe Dprian Shkoza.

Ai ka rezultuar të jetë i përfshirë në një rrjet prostitucioni, grupi i të cilit u shkatërrua në vitin 2018. Ishte pikërisht rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë, e cila zbulloi rrjetin e trafikantëve, të cilët ishin nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali. Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo, Francë. Më pas ajo mori statusin e viktimave që mbrohen nga shteti dhe rrëfeu gjithçka dinte para autoriteteve.

Autoritetet franceze u përcollën Krimeve të Rënda rrëfimin e vajzës dhe hetimi i mëtejshëm i autoriteteve shqiptare, shpëtoi edhe dy vajza të tjera në Shqipëri, që ishin gati ta trafikoheshin në të njëjtën mënyrë, por kësaj here në Itali. Në pranga në Shqipëri ranë 3 persona, në Francë 2 persona, i akuzuari si tutor Nuredin Dumani dhe një taksist.

Sot, Dumani u shpall sërish në kërkim nga Prokuroria e Elbasanit. Dumani ka qenë edhe shok me Klevis Kapllanin, të riun që u ekzekutua në Rrogozhinë, vetëm 200 metra larg banesës së tij. Policia ka dyshime të forta se Dumani e ka vrarë dhe këtë të fundit, madje ka pritur që të shkonte në ceremoninë e tij mortore për ta arrestuar, por pa rezultat.

640 0 5f80710fabfb7

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lamallari: Do të bëjmë gjithçka për të arritur pritshmëritë e qytetarëve, presin nga ne korrektësi

19:17 / August 27, 2026

Aksident me vdekje në aksin Fushë Krujë-Borizanë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal!

18:40 / August 27, 2026

E-mail-et kërcënuese për bombë, gjurmët e hetimit çojnë në Argjentinë dhe Brazil! Autoritetet shqiptare pritet t’u drejtohen me letërporosi

18:01 / August 27, 2026

Berisha nis përpjekjet për vizën amerikane, përdor IDU-në për të hyrë në Konventën Republikane

17:31 / August 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.