Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Publikohet harta, ja si është rrethuar Ukraina (Video)

21:00 / February 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tanket ruse1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Britanikëve iu është lëshuar një paralajmërim përfundimtar për t’u larguar nga Ukraina pasi Rusia mund të fillojë të pushtojë në 48 orët e ardhshme. Dyshohet se bombat dhe raketat do të bien mbi qytete, përfshirë kryeqytetin Kiev, brenda disa minutave pasi Vladimir Putin të dërgojë urdhërin.

Kryeministri britanik do t’i telefonojë gjithashtu Presidentit Joe Biden sonte për të diskutuar situatën e përkeqësuar.
Ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, ka paralajmëruar se nuk do të ketë asnjë shans për një transport ajror të stilit të Afganistanit për civilët e bllokuar nëse lufta shpërthen këtë javë.

Bota është në teh të thikës, ndërsa inteligjenca amerikane ka frikë se pushtimi në shkallë të gjerë i Rusisë mund të fillojë që të mërkurën.
Z. Heappey lëshoi paralajmërimin rrëqethës pasi tha se “të gjitha kushtet janë vendosur që rusët të nisë një sulm” dhe “mund të ndodhë pa asnjë njoftim”.

Heappey tha gjithashtu se: “Ky nuk është një paralajmërim për diçka që mund të ndodhë në tre muaj. Ky nuk është një paralajmërim që do të pasohet nga paralajmërime të mëtejshme. Ky është një paralajmërim sepse disa minuta pasi Putini të ketë dhënë urdhrin, raketat dhe bombat mund të godasin qytetet e Ukrainës”.

Britanika “The Sun” ka publikuar një hartë ku tregon se si Ukraina është rrethuar nga të gjitha drejtimet nga forcat ushtarake ruse.
Nëse Putin do të urdhërojë, 35 mijë trupa mund të mbërrijnë menjëherë në Kiev nga Bjellorusia, ndërkohë që një kontingjent tjetër mund të mbërrijë nga kufiri me Rusinë. Nga ana tjetër harta tregon se edhe Donetsk, një ndër qytetet kryesore pas Kievit mund të bjerë shumë lehtë pasi fare pranë tij ndodhen trupat ruse të vendosura në Krime.

harta2
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpublikohet harta ja si eshte rrethuar ukraina 35 mije trupa ruse gati te hyjne ne moske alarmi i fundit i britanise%2F%3Ffbclid%3DIwAR0c VMjv0I407A2As9tcg8WIyHWJYkZ43kY UKSeK5m5TbX2LN3A fmNS8&referer=https%3A%2F%2Fl.facebook

harta rrethuar ukraina
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.